U kap me armë e drogë, burg pa afat Emiliano Shullazit

U kap me armë e drogë, burg pa afat Emiliano ShullazitTIRANË- Emiliano Shullazi dhe 11 persona të tjerë u arrestuan në 8 maj pasi në makinën e blinduar me të cilën udhëtonin janë gjetur armë zjarri, thika dhe lëndë narkotike të llojit hashash.

Prokuroria e Tiranës ka dhënë sot masën e arrestit burg pa afat për Shullazin e Arbër Carën, ndërsa Ilir Shullazi e Altin Masha janë lënë në burg për 20 ditë.

Emiljano Shullazi është një person me precedentë penal, i njohur si trafikant heroine, ndërsa është liruar nga burgu në dhjetor të vitit të kaluar pasi përfundimit të afatit të dënimit prej 7 vitesh e 4 muaj burg të dhënë ndaj tij për trafik droge.

Shullazi u ndalua edhe gjatë fushatës për zgjedhjet vendore të 8 Majit, pasi tentoi të prishë një tubim të Partisë Socialiste.


(BalkanWeb.com)

No comments:

Post a Comment