Tregjet e lira ende mund ta ushqejnë botën

Nicolas Sarkozy, presidenti i Francës, me të drejtë ka identifikuar brishtësinë e çmimeve të artikujve ushqimorë si një prioritet për vendin e tij përderisa ai kryeson Grupin prej 20 ekonomive kryesore këtë vit. Shifrat e publikuara së fundi nga Organizata e OKB-së për Ushqim dhe Bujqësi (FAO) tregojnë se çmimet për artikuj elementarë tashmë kanë tejkaluar majat që kishin arritur në vitin 2008.Institucionet multilaterale do të mund të ndihmonin në identifikimin e mënyrave për të përmirësuar transparencën.

Të përmirësohen parashikimet dhe monitorimet afatgjate të motit, sidomos në Afrikë. Parashikimi i saktë afatgjatë i motit merret si punë e kryer nga bujqit dhe konsumatorët në vendet e zhvilluara; në vendet e varfra kur prodhimet varen nga të reshurat, vlerësimet e dobëta për rendimentet vetëm sa rrisin luhatjen e çmimeve.

Të përmirësohet të kuptuarit tonë për marrëdhëniet mes çmimeve ndërkombëtare dhe çmimeve lokale në vendet e varfra.. Puna do të mund të përqendrohej së pari në ata artikuj dhe ato vende të cilat janë më të rrezikuarit nga paqëndrueshmëria.

Të themelohen rezerva të vogla humanitare në rajonet të cilat janë më të rrezikuara nga fatkeqësitë, në zonat me infrastrukturë të dobët. Programi Botëror për Ushqim (WFP) do të mund të menaxhonte këtë sistem.

Të arrihet pëlqimi mbi një kod të sjelljes për të perjashtuar ndihmën humanitare në ushqim nga ndalesa për eksport. Kufizimet eksportuese e keqësojnë edhe më tej brishtësinë e çmimeve të ushqimit. Do të ishte ideale sikur vendet të mos ngarkonin asnjë ndalesë për eksportime; në vitin 2011 ato duhet të paktën të pajtohen që ushqimet për qëllimet humanitare të lejohen të lëvizin lirshëm.

Të sigurohet një mbrojtje sociale efektive. Është jetike që të mbrojmë popullatën më të rrezikuar siç janë gratë shtatzëna dhe ato që ushqejnë fëmijët me gji dhe fëmijët nën moshën dyvjeçare.

T’u sigurohet vendeve qasje në mbështetjen për shpërndarje të shpejtë si një alternativë ndaj ndalesave eksportuese ose kontrollit të çmimeve.

Të ndihmohen vendet për të shmangur politikat të cilat dëmtojnë bujqit dhe fqinjët e tyre, ne na duhet të ofrojmë alternativa të besueshme e të shpejta të hartuara enkas për nevojat lokale.

Banka Botërore ka krijuar një dritare për reagim ndaj krizave përmes Asociacionit për Zhvillim Ndërkombëtar (IDA), me një fond prej 49 miliardë dollarësh amerikanë për vendet më të varfra dhe ka ndihmuar në themelimin e një Fondi për Siguri për Ushqim për reagime të shpejta, por ne po ashtu do të mund të gjurmonin krijimin e linjave kreditore ose kredive me pezullim të kthimit të borxhit dhe shtyrje të pagesës së borxhit gjatë periudhave të tronditjes së çmimeve.

Të hartohet një listë e thellë e instrumenteve për menaxhim të rreziqeve. Në disa raste, instrumentet më të dobishme do të mund të ishin sigurimi nga dëmtimet e shkaktuara nga moti ose treguesit e të reshurave, apo kufizimi i çmimeve të rrymës për të mbajtur koston transportuese dhe të prodhimit të ulët.

Të ndihmohen bujqit që janë pronarë të parcelave të vogla që të bëhen pjesë e zgjidhjes për sigurinë e ushqimit. Tetëdhjetë e gjashtë përqind e artikujve kryesorë në zona të varfra vijnë nga burimet lokale, andaj mbështetja për përpjekjet e udhëhequra nga shteti për të përkrahur fermat e vogla bujqësore është e rëndësisë parësore. Një hap konkret për G20 në këtë drejtim do të ishte të ndihmojnë bujqit të përfitojnë nga tenderët nga blerësit humanitarë siç është WFP. Kjo mund të kërkojë fleksibilitet për të lejuar përfitimet zhvillimore siç janë ndërtimi i tregjeve lokale për t’u marrë në konsideratë në vendimet strategjike. Sudani jugor do të mund të shërbente si një shembull pilot në këtë moment.

Përgjigja ndaj brishtësisë së çmimit të bukës nuk do të thotë të ndiqen penalisht shkelësit ose të bllokohen tregjet, por të shfrytëzohen më mirë. Duke fuqizuar të varfërit, G20 mund të ndërmarrë hapa praktikë për të garantuar sigurimin e artikujve me vlera ushqimore. Z. Sarkozy ka treguar lidership në paraqitjen e kësaj çështjeje në agjendën e G20; tash G20 duhet të veprojë për të vënë ushqimin në krye të listës.

No comments:

Post a Comment