Tradhtia, ana e errët e dashurisë

 
Ka shumë arsye pse partnerët në çift tradhtojnë. Disa në tradhti të lehta e të tjerë në tradhti dramatike. Por si duhet kuptuar ajo? Si realitet i natyrshëm, si ilaç i dashurisë apo si disfatë personale?

Në mendjen dhe kulturën tonë tradhtia ka një ngarkesë negative: jo më kot Dante Aligeri në “Komedinë Hyjnore” i çon dy tradhtarët Paolo dhe Francesca në rrethin e Ferrit.

Por megjithatë nuk është e thënë që tradhtia të jetë gjithmonë “negative”….Edhe pse statistikat tregojnë se mbi 70 për qind e njerëzve tradhtojnë, kjo mund të lexohet që “nëse nuk jemi ne personi që tradhton, atëherë është partneri ynë….”. Midis pyetjeve të shumta që i janë bërë çifteve rreth faktorit kyç në një marrëdhënie dashurie, duket se përgjigja rezulton unike. Ajo është e njëjtë edhe pse njerëzit janë të karaktereve e të mendjeve të ndryshme. Besimi dhe të qenurit besnik. Kjo është ajo që kërkojnë partnerët nga njëri tjetri. Tradhtia është ana më e errët e çdo ndjenje dhe marrëdhënieje. Njësia matëse më delikate që shpreh vlerat e vërteta të një raporti. Por sa e afërt dhe e largët është ajo, edhe kur partnerët mendohet të jenë në kushtet më ideale të një dashurie? Sa kërcënues duket faktori i pabesueshmërisë në situata më ç’komplekse dhe të kundërta dashurore? A shihen efekte pozitive përtej fenomenit “dramë”? Cilat janë pistat në të cilat duket se marrin jetë tradhtitë e lehta apo problematike? Edhe pse fajësinë e merr vetëm njëri a është i vetmi që i duhet ta përballojë? Janë këto shumë problematika që lidhen në mënyrë të drejtpërdrejtë me filozofinë e gjerë të tradhtisë. Arsye të shumta që çojnë në dilema të ndryshme. Pasione, inate, hakmarrje, kërkim për vetëvlerësim, siguri dhe revoltë janë të gjitha këto komponentë të cilët duket se nxisin të njëjtin reaksion, tradhtinë.

Tradhtia është ajo që shumë çifte duken se i tremben më shumë gjatë bashkëjetesës së tyre. Është ana më e erret e një raporti dashurie, duke pasuar dhembje, zhgënjim, vuajtje, frikë të vazhdueshme, humbje besimi, zemërim dhe ankth. Ajo është cilësuar më të drejtë si mashtrimi më “perfekt” që të bëhet atëherë kur nuk e pret. Vjen papritur dhe pakuptuar në një mënyrë të frikshme dhe ikën me shumë gjurmë të thella në ndërgjegje, duke të vjedhur buzëqeshjen në mënyrën më të padrejtë. Është kostoja që paguan ironikisht. Ky është perceptimi që mund të përshkruhet rreth dramave të ndryshme që përjetohen çdo ditë midis shumë historive shqiptare. Në fakt këto janë histori që ndodhin çdo ditë. Janë histori ku të gjithë mund të gjejnë pak nga vetja dhe të kuptojnë se pavarësisht se lidhja e tyre duket se ecën mirë e shtruar, tradhtia mund të shfaqet kur nuk e pret dhe as e mendon.
(albeu.com)

No comments:

Post a Comment