Topi: Të tregohet maturi e qetësi

Presidenti i Republikës u takua sot me Zëvendësdrejtorin e Përgjithshëm për Zgjerimin në Bashkimin Evropian, Stefano Sanino duke zhvilluar me të një takim të veçantë pune, ku ishte i pranishëm edhe Ambasadori i BE-së në Tiranë, Etore Sekui.

Presidenti Topi përshkroi një panoramë të situatës më të fundit politike, sidomos të asaj paszgjedhore në vend, si dhe të përpjekjeve institucionale në drejtim të përfundimit sipas standardeve ndërkombëtare të procesit të zgjedhjeve vendore, duke theksuar forcërisht nevojën për: “maturi, qetësi, ndjenjë të lartë përgjegjësie, respektim të ligjit, rendit ligjor dhe sidomos respektim të axhendës integruese evropiane të Shqipërisë nga të gjithë”.

Sipas deklaratës së publikuar nga presidenca, diplomati evropian siguroi Kreun e Shtetit shqiptar për gatishmërinë e bashkësisë ndërkombëtare për të vijuar ndihmesën në funksion të arritjes së standardeve demokratike, konsolidimit të institucioneve të pavarura demokratike e kushtetuese dhe përmbushjes së aspiratave integruese të Shqipërisë.

(top-channel.tv)

No comments:

Post a Comment