Titanic 3D në vitin 2012

 
Një version i ripërpunuar në teknologjinë më të fundit 3D të filmit legjendar “Titanic” me aktorët Kate Winslet dhe Leonardo DiCaprio, pritet që të lansohet vitin e ardhshëm për të koinciduar me 100 vjetorin e fundosjes së anijes së famshme.

James Cameron është regjisori i filmit që sheh të dashuruar në anije aktorët Leonardo DiCaprio dhe Kate Winslet, ndërsa ripërpunimi i tij në teknologjinë 3D do të jetë në shitje më 6 prill 2012.

“Ekziston një gjeneratë e tërë që nuk e ka shikuar kurrë Titanic. Ky do të jetë një Titanic i pa parë ndonjëherë më parë, i ripërpunuar mjeshtërisht në teknologjinë 3D. Me fuqine emocionale në takt dhe me imazhet më të fuqishme se kurrë, ky do të jetë një përjetim epik për fansat”, u shpreh regjisori James Cameron. 


(Telegrafi.com)

No comments:

Post a Comment