Tiranë, numërim i ngadaltë, Rama kryeson

Vijon me ngadalë procesi i numërimit në disa nga KZAZ-të e Tiranës. Kështu, në KZAZ-në numër 49 të njësisë bashkiake numër 5, numërimi ka nisur me ritme të ngadalta pas një ndërprerjeje nga numëruesit për shkak të lodhjes.

Deri tani janë numëruar 11 qendra nga 65 qendra votimit, nga të cilat rezulton: kandidati Edi Rama 3060 vota dhe Lulzim Basha 2134 vota. Diferenca favorizon kreun e PS, por ka edhe 44 qendra të tjera votimi për t’u numëruar.
Në KZAZ-në 46 të njësisë bashkiake numër dy ka përfunduar numërimi i 5 qendrave të tjera, pas atyre të numëruara gjatë paradites. Deri tani, kreu i PS Edi Rama kryeson me 1576 vota ndaj 1347 vota të Lulzim Bashës, me një diferencë prej 229 vota.
Ndërsa me 7 qendrat e numëruara më herët kemi 3756 vota për Ramën dhe 2210 për Bashën, me një diferencë prej 476 votash në favor të liderit të opozitës. Megjithatë, përvec 12 qendrave të numëruara deri tani, mbeten për t’u numëruar 32 të tjerat.
Ndërkohë, në njësinë bashkiake numër 3, numërimi ka nisur pas 7 orësh ndërprerje pas pushimit të kërkuar nga numëruesit për shkak të lodhjes. Aktualisht po punojnë pesë grupe, të cilat kanë nisur procedurat e shikimit të vulave prapa fletëve.
Dy ishin arsyet e kësaj vonese të gjatë, numëruesit ishin të lodhur dhe kur janë kthyer ka pasur probleme me zëvendësimin e tyre, gjë që kërkon disa vendime.
(24-ore.com)

No comments:

Post a Comment