Tiranë, ekzekutohet një 57-vjecar me thikë

Një person është ekzekutuar me armë të ftohtë pak më parë në një prej zonave më të banuara të Tiranës, atë pranë 21-Dhjetorit.
Sipas informacioneve të fundit ngjarja ka ndodhur në rrugën "Kongresi i Lushnjës", ku një 57-vjecar është vrarë nga një person tashmë i identifikuar.

Policia ndodhet në vendin e krimit dhe nga hetimet e para rezulton se vrasja ka ndodhur për shkak të një konflikti për mospagimin e qirasë së apartamentit ku jetonte viktima.

Për pasojë autori i identifikuar si Sami Kapllani ka vrarë personin e strehuar me qira, Ylvi Kodra. Vijojnë hetimet për të zbardhur plotësisht ngjarjen.
(top-channel.tv)

No comments:

Post a Comment