Tiranë, arrestohet autori i katër vjedhjeve

Policia e Tiranës arrestoi të martën grabitësin Nuredin Dumani, i dyshuar për katër vjedhje me armë të realizuara brenda një nate dhe ka shpallur në kërkim vëllanë e tij Fitim Dumani, 23 vjeç, si bashkëpunëtor të këtyre vjedhjeve.


24- vjeçari Nuredin Dumani u kap menjëherë pas vjedhjes me armë të banesave të shtetasve Theodhori Bakiu dhe Feleke Lusha, vjedhje që u realizuan nën kërcënimin e armës dhe me maska. Arrestimi në flagrancë i 24-vjeçarit Nuredin Dumani, lindur në Dibër dhe banues në Kombinat u realizua në afërsi të gomisteri “Xhabafti”, në Kombinat.

Dy vëllezërit Dumani janë nën akuzë për tentativën e vjedhjes me armë të kryer në bashkëpunim dhe atë të vjedhjes.




/Telegrafi/

No comments:

Post a Comment