Thaçi për vizitë “vëllazërore” në Turqi

Me ftesë të presidentit të Turqisë, Abdullah Gyl dhe kryeministrit Recep Tayyip Erdogan, kryeministri Hashim Thaçi, të dielën udhëtoi për në Turqi, ku do të dielën do të merr pjesë në punimet e Konferencës “Least Developed Countries Conference”, të organizuar nga Kombet e Bashkuara në Stamboll.

Po ashtu, kryeministri Thaçi do të marrë pjesë edhe në takimin e nivelit të lartë lidhur me investimet dhe partneritetin, që do të organizohet në kuadër të kësaj konference, raportoi Zhurnal

Pjesëmarrja e kryeministrit Thaçi në konferencën e vendeve në zhvillim është në vazhdën e përkushtimit të Qeverisë së Kosovës për rritjen e numrit të njohjeve të reja për shtetin dhe sjelljen e investimeve të reja në vend.

Marrëdhëniet e mira ndërmjet Turqisë dhe Kosovës janë cilësuar si vëllazërore. Para disa muajsh në Kosovë, gjatë vizitës së kryeministrit turk, ata e quajtën njëri-tjetrin “vëllezër”.

 /Telegrafi/

No comments:

Post a Comment