Tevez nuk do të largohet.

Menaxheri i Manchester Cityt, Roberto Mancini, është munduar të hedhë poshtë spekulimet se Carlos Tevez do të largohet nga klubi. Sulmuesi argjentinas pritet të braktisë skuadrën nga Eastlands gjatë verës, ndërsa kërkohet nga gjigantët italianë Juventus dhe Inter.


Por, pasi udhëhoqi Cityn drejt kualifikimit të drejtpërdrejtë për në edicionin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve dhe triumfit në FA Cup, Mancini ka theksuar se Tevez nuk do të shkojë askund.

“Kam biseduar me të javën e kaluar dhe për mua ai do të mbetet këtu”, tha Mancini për mediet angleze. 

(gazetaexpress.com)

No comments:

Post a Comment