Tension brenda ne KQZ hapen 13 kuti, 20 fletë për Bashën,9 për Ramën

Komisioni Qendror Zgjedhor miraton ne parim aktin normativ, i cili synon të vlerësojë si të rregullta të gjitha fletët e votimit për kryetarin e Bashkisë së Tiranës, të gjendura në kutitë e gabuara. Fletët e votimit janë cilësuar si të kontestueshme nga KZAZ. Ndërsa KQZ vijoi mbledhjen, jashte, para godines qëndruan me ore te tëra deputetë dhe simpatizante të PS-së. Ndërkohë që policia blindoi KQZ me dy kordonë policor. Paraditja u shoqerua me tensione. Deputetët PS s'u lejuan të hyjnë në mbledhjen e KQZ. Kaluan gardhin policor dhe hyne ne oborr te KQZ, por s'u lejuan ne mbledhje. Xhafaj: Populli te mbroje voten e tij. Numërohen 13 kuti në KZAZ 47, 20 vota i kalojnë Bashës, 9 Ramës. KQZ po vendos vetem me votat e mazhorances.

NJESIA 4, KZAZ 48 HAPET KUTIA 17 84, 1 VOTË BASHA, 1 RAMA
Ora 20:44 Hapet kutia 17 84 që i përket KZAZ nr. 48 në njësinë nr. 4. Administrata e KQZ ka bërë me dije se në procesverbalin e kutisë 17 84 thuhet se janë konstatuar 3 fletë votimi 1 për këshillin e bashkisëqë i shkon PS ndërkohë 2 fletë votimi të kontestuara për kryetarin e bashkinë e Tiranës të cilat janë të kontestuara. Ristani: ‘1 fletë për këshillin e bashkisë i shkon PS, 1 fletë për kandidatin e PD Lulzim Basha dhe një 1 për kandiatin e PS Edi Rama.
Përfaqësuesi i PS Eridian Saliani: ‘Cila është procedura. Tabela 17 84 nuk ka asnjë kontestim do të thotë se ky grup numërimi nuk i është drejtuar KZAZ por e ka vlerësuar këtë tabelë dhe ka ashpallur të pavlefshme 17 fletë votimi.’
Ristani: ‘Ne po klërkojmë të dijmë se cila kuti ka fletë votimi që i përkasin kutive të tjera dhe nëpërmjet materialit zgjedhor ne vendosim se cilën kuti të hapin’.

NJESIA 4, KZAZ 48 HAPET KUTIA 17 83, 3 VOTA BASHA, 1 VOTË RAMA
Ora 20:25 Hapet kutia 17 83 që i përket KZAZ nr. 48 në njësinë nr. 4. Administrata e KQZ ka bërë me dije se në procesverbalin e kutisë 17 83 thuhet se janë konstatuar 5 fletë votimi, 3 për bashkinë e Tiranës dhe 2 për këshillin e minibashkisë . Ristani: 1 fletë e pavlefshme për njësinë bashkiake se ka dy shenja. 3 për kandidatin e PD Lulzim Basha dhe një 1 për kandiatin e PS Edi Rama., 1 vote per minibashkine per PS.
Përfaqësuesi i PS Eridian Saliani: ‘Në tabelën e numërimit nuk ka në asnjë kontestim për të hapur kutinë se grupi i numërimit nuk ka pasur asnjë kundërshtim për kutinë. Ku u gjetën këto fletë votimi. Këto fletë në procesverbal thuhen se janë në zarfin e procesverbalin e fletëve të pavlefshme.

NJESIA 4, KZAZ 48 HAPET KUTIA 17 82, 2 VOTA BASHA, 1 RAMA
Ora 20:13 Hapet kutia 17 82 që i përket KZAZ nr. 48 në njësinë nr. 4 për kryetarin e njësisë bashkiake. Administrata e KQZ ka bërë me dije se në procesverbalin e kutisë 17 82 thuhet se janë konstatuar 3 fletë votimi që nuk I përkasinë kësaj kutie. 2 për kandidatin e PD Lulzim Basha dhe një për kandiatin e PS Edi Rama.
Përfaqësuesi i PS Eridian Saliani: ‘Janë 19 fletë të pavlefshme.Të hapet për fletët e pavlefhsme këtë thotë procesverbali ’. Ristani: ‘Ta k’cyrim. Janë fletë votimi të panumëruara’

BRACE DHE RUCI NË PROKURORI, POLICIA : THIRRJE PUBLIKE PËR VEPRIME TË DHUNSHME
Ora19:30 Strukturat e Hetimit dhe të Parandalimit të Krimit të Policisë së Kryeqytetit, pas deklaratave të bëra publike në mediat elektronike dhe të shkruar, kanë dërguar materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në ngarkim të shtetasve Erjon Braçe dhe Gramoz Ruçi, deputet të PS.
Deputetët e PS akuzohen se kanë kryer veprën penale “Thirrjes publike për veprime të dhunshme”, vepër penale e cila parashikohet nga neni 223 të Kodit Penal.

HAPET KUTIA 17 76, 1 VOTË BASHA
Ora19:24 Hapet kutia 17 76 që i përket KZAZ nr. 47 në njësinë nr.3 për kryetarin e njësisë bashkiake. Administrata e KQZ ka bërë me dije se në procesverbalin e kutisë 17 76 thuhet se janë konstatuar 10 fletë votimi për kryetar bashkie që nuk u hapën. Ristani: Janë gjetur 3 fletë votimi për këshillin e njësisë bashkiakëe, 3 për këshillin e bashkisë dhe 4 për kryetarin e bashkisë. 3 vota për Lulzim Bashën dhe një e pavlefshme se nuk ka shenjë. 1 vpotë për këshillin e njësisë bashkiake për PS, 1 votë për këshillin bashkiak për LSI, 1 votë për Këshillin bashkiak për PD dhe një për këshillin bashkiak për PS.
Përfaqësuesi i PS Eridian Saliani:’ Ne nuk e kemi procesverbal për këtë kuti. Ne kërkojmë të mos hapet se nuk është pasqyruar. Janë shpallur të pavlefshme zoti kryetar nga grupi I numërimit 26 fletë. Keto flete votimi jane te pavlefshme per ne.'

HAPET KUTIA 17 69, 3 VOTA RAMA, 1 BASHA
Ora19:11 Hapet kutia 17 69 që i përket KZAZ nr. 47 në njësinë nr.3 për kryetarin e njësisë bashkiake. Administrata e KQZ ka bërë me dije se në procesverbalin e kutisë 17 69 thuhet se janë konstatuar 4 fletë votimi për kryetar bashkie dhe 1 për këshillin bashkiak. 3 fletë votimi për kandidatin e PS Rama, 1 për kandidatin e PD Basha. Nje per flete per keshill bashkiak ne favor te PD.
Subashi: Gjendet një letër në kutinë që nuk është dokumentacion zgjedhor. Pasi Kodi Zgjedhor përcakton modelin e aktit. Unë dyshoj në integritetin e kësaj kutie votimi. Kush e ka hapur, ku është pasqyruar.

SUBASHI-RISTANIT: KU ËSHTË PROCESVERBALI I VECANTË?
Ora 18:55- Nënkryetajra e KQZ-së Dëshira Subashi deklaroi se KQZ-ja nuk po mban një procesverbal të vecantë ku do shënoheshin rezultatet e kontestuara të numëruara aktualisht në KQZ.
“Kodi zgjedhor neni 118 pika 4 dhe 5 thuhet që për votat e kontestuara mbahet një procesverbal i vecantë sipas rregullave të KQZ-së. Ku e ke ketë procesverbal?
E gjithë kjo procedurë e paligjshme është deri në fund e paligjshme. Ne kemi përcaktuar modelin e procesverbalit mbi bazën e të cilit komisionet përkatëse të KZAZ-së shënojnë votat e kontestuara dhe është një përcaktim që e ka neni 118. Ky procesverbal nuk është një akt jo vetëm i miratur, por është një akt i cili ka vetëm firmën e një anëtari, të sekretatit dhe dy anëtarëve që thonë që nuk janë dakort. Ky sekretar duhet të mbajë përgjegjësi disiplinore dhe penale mbi atë cka përmban ky dokument”, deklaroi Subashi.


HAPET KUTIA 17 67, 1 VOTË PËR BASHËN
Ora18:48 Hapet kutia 17 67 që i përket KZAZ nr. 47 në njësinë nr.3. Administrata e KQZ ka bërë me dije se në procesverbalin e kutisë 17 67 thuhet se janë konstatuar 8 fletë teke votimi nuk i përkisin kutisë përkatëse por për minibashkinë. Fleta 4 fletë votimi për këshillin bashkiak të PS, 1 për PD, dhe 2 fletë votimi për kandidatin demokrat për kryetar bashkie Lulzim Basha.
Përfaqësuesi i PS Eridian Saliani: ‘Në zarf thuhet se janë 19 fletë votimi. Ju lutem të hapet zarfi me fletë të pavlefshme. Të numërohen sa fletë janë’. Ristani: ‘Janë 12 fletë të pa numëruara 5 fletë për njësinë bashkiake, një për këshillin e bashkisë dhe dy për kryetar’ .
Saliani:'Tabela e grupit të numërimit thotë janë 19 të pavlefshme, duhet të hiqni 8 që i ka kontestuar dhe ju i keni për numërim.'

HAPET KUTIA 17 66/1, 2 FLETË RAMA, 1 BASHA
Ora18:33 Hapet kutia 17 66/1 që i përket KZAZ nr. 47 në njësinë nr.3. Administrata e KQZ ka bërë me dije se në procesverbalin e kutisë 17 66 /1 thuhet se janë konstatuar 3 fletë votiminuk i përkisin kutisë përkatëse por për kryetar bashkie. Ristani: ‘U gjetën fletë votimi për kryetar bashkie’. 2 fletë votimi për Edi Ramën, 1 fletë2 për kandidatit Lulzim Basha.
Përfaqësuesi i PS Eridian Saliani: Janë gjetur arsye e kontestimit: Ristani:'Nu ka’

HAPET KUTIA 17 62/1, 1 VOTË PËR BASHËN
Ora 18:30 Kreu i KQZ ka kërkuar të hapet kutia 17 62/1 për kryetar të njësisë bashkiake, ku janë konstatuar 2 fletë votimi të kontestueshme. Ristani: Votë e pastër për Lulzim Bashën.
Saliani ka replikuar me kreun e KQZ: ‘Në tabelën e grupit të numërmit thotë se janë vota të pavlefshme janë 12 kështu që edhe ato dy votat e juaja janë të pavfleshmme meqë ju thoni janë 10 gjithsej’. Ristani: ‘Kjo është një votë me kundra fletë.’
Ndërkohë që Saliani tha se në procesverbal janë 3 fletë të kontestuara ndërkoohë që Ristani lexoi vetëm një votë.

HAPET KUTIA 17 60, 1 TJETËR FLETË PËR BASHËN
Ora 18:25- Hapet kutia 17 61 që i përket KZAZ nr. 47 në njësinë nr.3. Këtu u numëruar në total 5 fletë votimi, 4 për këshill bashkiak dhe një për kryetar bashkie. Fletët për këshill u miratuan të vlefshme 2 për PS dhe dy të tjera për LSI. Ndërsa fleta për kryetar ishte për kandidatin e PD-së Lulzim Basha.
Përfaqësuesi ligjor i PS, kundërshtoi edhe këtë numërim duke thënë se “Nuk ka asnjë shënim në procesverbal për kryetar bashkie”, tha ai.

HAPET KUTIA 17 60. 1 VOTË SHKON PËR BASHËN
Ora 18:15 Në kërkesën dërguar KZAZ për kutinë 17 60 të KZAZ 47 janë gjetur 2 fletë votimi për për kandidat bashkie dhe 1 për këshill bashkiak të kontestueshme. Ristani: ‘Fleta e votimit për këshillin bashkiak e rregullt dhë është votuar për PS dhe një fletë votimi për kryetar dhe është votaur për Bashën. Të dyja do futen në një zarf tjetër të posacëm.
Përfaqësuesi i PS Eridian Saliasi ka replikuar me kreun e KQZ Arben Ristanin që në procesverbal shënohet se kontestohen 3 fletë votimi ndërkohë Ristani tha se një votë shkon për BAshën dhe një për PsSnë Këshillin Bashkiak. Ristani: ‘Numërojmë kaq sa ka’.

KQZ SHQYRTON KUTINË 17 60, PS: KËTU KA MË SHUMË FLETË SE VOTUES
Ora 18:10- Po shqyrtohet në këto momente në KQZ kutia e votimit 17 60 që i përket sërish KZAZ-së nr. 47 në njësinë bashkiak nr. 3.
Eridian Saliani përfaqësues ligjor i PS deklaroi se në këtë kuti që KQZ po numëron fletët e kontestuara ka një tjetër problem, pasi sipas tij “ nga 851 votues në kuti kanë dalë 856 vota”. Ristani i përgjigjet: Nuk po hetojmë por po numërojmë fletët e pavotuara.

PRITET TË NISË MBLEDHJA E KQZ-së
Ora 17:50- Kur na ndajnë edhe vetëm 10 minuta nga rinisja e mbledhjes së KQZ-së situata përpara saj paraqitet e njëjtë. Deputetët socialistë ndodhen jashtë ambjenteve të KQZ-së, ndërsa forcat e shumta të policisë vazhdojnë të qendrojnë ende përpara KQZ-së. Në mbështetje të deputetëve socialistë edhe simpatizantë të PS-së. KQZ pritet të numërojë rreth 60 kuti për ankesat nga KZAZ në kryeqytet, ndërkohë që nuk dihet ende se cila palë e ka kërkuar rishikimin e fletëve të kontestuara në këto kuti.

SHTYHET MBLEDHJA E KQZ NË ORËN 18:00
Ora 16:18 KQZ ka shtyrë për në orën 18:00 mbledhjen e arshshme të këtij institucioni. Në këtë mbledhje u hapën dy kuti të nësisë numër 3 përkatësisht KZAZ 47, ku kanë rezultaur 3 vota të kontestueshme të cilat kanë shkuar në favor të kandidatit Lulzim Basha dhe 1 fletë ka shkuar në favor të kandidatit të PS, Edi Rama. Ristani në përfundim të kësaj mbledhjeje deklaroi se sot do të vijohet vetëm me fletët e kontestuara në kutitë e njësinë numër 3.

HAPET KUTIA 17 62 NË KZAZ 47, 1 FLETË PËR BASHËN 1 PËR RAMËN
Ora 16:00- Është hapur në këto momente një tjetër kuti votimi ajo 17 62 NË KZAZ 47 që i përket njësisë bashkiake nr.3. Sipas kryetarit të KQZ-së Arben Ristani edhe në këtë kuti janë numëruar si të vlefshme dy fletë për kandidatët për kryetar të Bashkisë së Tiranës. Një fletë shkon për Bashën dhe tjetra për Ramën. Ristani: Këto janë fletë të rregullta me vula.
Sipas procesverbalit ka edhe 7 fletë të kontestuara për këshill bashkiak. Tre fletë për Partinë Demokratike, dy për Partinë Socialiste, një për Aleancën Demokratike dhe një tjetër ka qënë e pavlefshme.

MIRATOHEN 2 VOTAT NË FAVOR TË BASHËS
Ora 15:33- KQZ me votat e mazhorancës ka miratuar votimin për ndryshimin e tabelës përbledhëse të rezultatit për kryetar bashkie. Ristani: Do të ndryshojmë tabelën e rezultatit për për KZAZ 47, për kryetar bashkie ku janë gjetur dy vota në favor të kandidatit Basha.

GJIROKASTËR, SOCIALISTËT PROTESTË NË ORËN 18:00
Ora 15:30 Pas thirrjes së kreut të grupit parlamentar të PS Gramoz Ruci për revoltë popullore në mbrojtje të votës që po i cënohet nga KQZ sipas përfaqësuesve socialist, kreu i PS në Gjirokastër Florian Hysi i ka bërë thirrje qytetarëve gjirokastrit që në orën 18:00 të dalin në një protestë në këtë qytet. Sipas Hysit kjo protestë është vendim i PS.

PËRFUNDON MBLEDHJA E GRUPIT TË PS, THIRRJE PËR REVOLTË
Ora 15:20- Mbledhja e Grupit të PS zgjati për rreth 1 orë e 30 minuta. Pas përfundimit të saj deputetët socialistë janë nisur drejt KQZ-së, ndërsa kreu i këtij greupi Gramoz Ruci ftoi popullin të ngrihet në revoltë popullore.Lexoni lajmin e plote.(Ruci: KQZ po ndryshon rezultatin e Tiranës, populli në revoltë)

GJOCAJ: KRYETAR PO SHKELNI LIGJIN, KQZ TË MIRATOJË TABELËN PËRMBLEDHËSE
Ora15:17 Gjocaj: “Kryetar po vendosni të miratoni vendimin për fletët e kontestuara. Në rastin e KZAZ 47 ne kemi një vendim të KZAZ këtë njesi , cdo pretendim i marrë në datë 16, 17 apo para kësaj date është thyerje e neni 123 të kodit zgjedhor, i cili përcakton që është KZAZ përcakton rezultatin. KQZ ka një detyrë të vetme të miratojë vetëm tabelën përmbledhëse, vlerësimi i votës dhe ndryshimi i rezultatit nuk sështë detyra juaj”,- deklaroi Gjocaj perfaqesuesi i PS. Ne repolike me perfaqësuesin e PS , Njazi Kosovrasti: 'Vendimi është marrë. Në 2007 ka pasur një tjetër Kod Zgjedhor'.

PRITET TË RINISË MBLEDHJA E KQZ
Ora 15:12 Sapo kanë mbërritur anëtarët e KQZ në ambientet e këtij institucioni. Pritet të rinisë mbledhja sapo administrata të sjellë procesverbalet e KZAZ numër 47; ku kanë rezultuar dy kuti të kontestueshme në favor të kandidati PD.

JURISTJA: 2 FLETET E KONTESTUESHME DO I BASHKOHEN REZULTATIT PER BASHEN, SUBASHI: PO SHKELNI LIGJIN
Ora 14 25 Drejtoresha e juridikes së KQZ tha se tabelës së grupit të numërimit të KZAZ 49 do i shtoheshin dhe votat që u numëruan në KQZ. Konkretisht tabelës së numërimit për kandidatin e kryetarit të bashkisë, Lulzim Basha do i shtohen 2 fletët e votimit te kontesueshme që u numëruan në KQZ.
Subashi tha se ndryshimi i rezultatit të grupit të numërimit të kësaj KZAZ bie në kundërshtim me ligjin. "Nuk ka ndodhur asnjëherë dhe në mënyrë direkte i thuhet se 20 mijë komisionerëve që kanë numëruar që ne mund ti ndryshojmë rezultatet me 4 vota.Kam qenë në disa vende të botës por këtë procedurë se kam parë asgjëkund. Ky është standardi i zgjedhjeve"- tha Subashi.

KUTIA 1759, 2 FLETE VOTIMI TE KONTESTUESHME PER BASHEN
Ora 14: 13 Sipas përfaqësuesve PS në këtë kuti votimi është gjetur një fletë votimi më shumë, nëse votuesit kanë qenë 543 është gjetur një fletë votimi më shumë, pra 544 flete. 2 fletet e kontestuara te cilat u paraqiten nga Ristani jane per Bashen dhe kreu i KQZ urdheroi qe fletët e votimit për kandidatin për kryetar bashkie, në këtë rast të Bashës, do të futen në një zarf më vete.

SUBASHI: TE HAPEN DHE FLETET E VOTIMIT QE JANE TE RAMES
Ora 14. 01 Nënkryetarja Subashi tha se kutia u hap në mënyrë të paligjshme dhe u komentua në mënyrë të gabuar. “Fletët e votimit nuk janë të kontestuara. Sepse nuk kanë shënimin nga komisionerët që i kanë numëruar ato.Asnjë prej tyre nuk ka shënim se është e kontestuar. Ata janë futur në këtë zarf në mënyrë të paligjshme, dhe në mënyrë të paligjshme vlerësohen të kontestuara.” Ajo kërkoi gjithashtu “Të hapin dhe fletët e votimit të Edi Ramës”

HAPET KUTIA 1759, 2 FLETET E KONTESTUESHME ISHIN PER BASHEN
Ora 13. 59 Hapet kutia 1759. 2 flete te votimit te kontestueshme i perkisnin kandidatit per kryetar bashkie Lulzim Basha. Ristani tha : Fleta ishte e rregullt dhe ka te dyja vulat. Ristani tha se janë edhe dy fletë në këshill Bashkiak njëra në favor të Partisë Republikane dhe tjetra në favor të Demokracisë Sociale. Sipas Ristanit është edhe një fletë për kandidatatin për Këshillin e Minibashkisë e votuar për Partinë Socialiste, tha Ristani. Fjala e tij shoqerohet me debatet e perfaqesuesve PS qe jane kunder kesaj procedure.

Me 4 VOTA PRO KQZ VENDOS HAPJEN E KUTISE 1759, KZAZ 47
Ora 13. 50 Janë mbi 20 kuti votimi të cilat priten të hapen e të numërohen fletët e kontestuara. Brenda cdo kutie votimi ndodhet zarfi me fletët e kontestuara

NDËRPRITET SËRISH MBLEDHJA E KQZ, KUTITË RRETHOHEN ME SHIRIT
Ora 13:50- Pas konfrontimit fizik mes një personi të grupit të numërimit dhe përfaqësuesit ligjor të Partisë Socialiste, Genc Gjoncaj mbledhja është ndërprerë sërish. Ndërsa KQZ ka marrë masa që kutitë të rrethohen me një shirit, në mënyrë që të mos preken.

“Dy kutitë e KZAZ 47 rrethohen me shirut në mënyrë që të mos preken. Masa që KQZ ka marrë për të shmangur situatat e konfrontimit. 17 59 kutia për kryetar dhe kutia për këshill bashkiak janë kutitë e rrethuara me shirit”, tha gazetajrja e NEWS24 Aurora Sulce.

TENSION BRENDA KQZ, PS NUK LEJON HAPJEN E KUTISE 1759, RISTANI; TE HAPET
Ora 13. 40 Në KQZ nisin debate për hapjen e kutisë 1759. Ristani urdhëron hapjen e kutisë, por anetari i KQZ Laze i PS dhe përfaqësuesit ligjor të PS-së nuk lejojnë punonjesit e administrates KQZ ti afrohen kutise te cilen Laze e ka vendosur ne karrigen e tij, dhe ta hapin ate. Me pas Gjoncaj i PS dhe perfaqesuesi tjeter i PS ne KQZ paten nje konfrontim fizik me punonjesit e adminsitrates, që ishin caktuar të hapin kutitë.

ARVIZU LARGOHET NGA SELIA PS
Ora 13. 29 Ambasadori Arvizu perfundon takimin me Ramen. Takimi zgjati rreth 30 minuta. Rama mbledh deputetet PS ne mbledhje.

DEPUTETET PS LARGOHEN NGA KQZ MBLIDHEN NE SELINE ROZE
Ora 12: 54 Deputetët PS janë larguar drejt selisë PS për të vendosur mbi hapat e mëtejshme që do të ndërrmerren. Jashtë KQZ forcat e shumta të policisë vazhdojnë të jenë në gadishmërim, ndërsa simpatizantët PS janë vendosur pak metra larg KQZ në pritje të një vendimi të dytë nga drejtuesit socialistë.

TAHIRI: VENDIMI U MOR NGA DIKTATURA
Ora 12:53- Edhe deputeti i majtë Sajmir Tahiri vendimin për tu numëruar fletët e kontestuara e quajti një vendim të marrë nga diktatura, ndërsa shtoi se është e dukshme dhuna e theksuar institucionale që po ushtrohet në KQZ.
“Dhunë instucionale në KQZ e urdhëruar nga Berisha. Vendimi për të numëruar fletët e kontestuara u mor nga diktatua e tij”, theksoi Tahiri.

KQZ 15 MINUTA PUSHIM
Ora 12:40- KQZ ndërpret punimet për 15 minuta.Janë mbi 20 kuti të cilat priten të hapen e të numërohen fletët ekontestuara. Brenda cdo kutie votimi ndodhet zarfi me fletët e kontestuara. Jashte KQZ vazhdon te jete kordoni i forcave te shumta te policise, nderkohe qe shihen dhe deputetet PS e simpatizante te PS-se.

AMBASADORI ARVIZU TE RAMA ME PARE ISHTE TE TOPI
Ora 12:31- Ambasadori amerikan ka hyrë në ambientet e selisë rozë për të zhvilluar një takim me kreun e PS-së. Arvizu është parë të hyjë në seli PS në orën 12. 28 minuta, menjëherë sapo kishte përfunduar një takim me presidentin Topi. Lajmin e zgjeruar mund ta lexoni ketu (Tension ne KQZ, Arvizu takon Topin )

XHAFAJ: POPULLI TË MBROJË VOTËN E TIJ
Ora 12:29- Deputeti i Partisë Socialiste Fatmir Xhafaj jashtë ambienteve të KQZ-së deklaroi se sot u instalua përfundimisht regjimi i Sali Berishës, me miratimin e projekt aktit për të numëruar fletët e kontestuara.

“Sic ishte paralajmëruar sot u instalua përfundimisht diktatura e Berishës. Gjithcka ndodhi sot me këtë maskaradë të KQËZ-së. Ne u munduam të ndalonim Sali Berishën, por ishte e pamundur”, tha Xhafaj.

Deputeti i majtë i bëri thirrje popullit të mbrojë votën e tij.

“Populli t’i dalë përballë kësaj qeveria për ta rrëzuar. Populli të dalë për të mbrojtur votën e tij”, tha Xhafaj.

KQZ NIS SHQYRTIMIN PER 4 FLETE VOTIMI NE KZAZ 47
Ora 12. 21 KZAZ 47, janë 4 fletë votimi të cilat nuk janë numëruar. Dy i takojnë këshillit bashkiak, dy kandidatit për kryetar bashkie, të katrat janë gjetur te kutia e kryetarit të njësisë bashkiake.
Subashi tha “këto fletë votimi janë përfshirë në rezultatin e kandidatit të minibashkive, dhe kërkoi se në cpikë të Kodit Zgjedhor është parashikuar kjo procedurë. Ristani tha se “votat do hapen në publik”. Nga ana e përfaqësuesit ligjor PS u kërkua tabela e numërimit të 1759 për të parë nëse mungojnë fletë

KQZ FILLON KQYRJEN E MATERIALEVE ZGJEDHORE NË KUTITË E VOTIMIT
Ora 12. 10 KQZ mes debatesh të forta, pas miratimit dhe në zbatim të aktit për rivlerësimin e fletëve të kontestuara për kryetarin e bashkisë Tiranë, ka nisur kqyrjen e materialeve zgjedhore në kutitë e votimit, në disa qendra votimi. Ndërsa KQZ vijon mbledhjen, para selisë së Komisionit vazhdojnë të qëndrojnë të grumbulluar deputetë dhe simpatizante të PS-së. Efektiva të policisë vijojnë të mbajnë të rrethuar godinën e këtij institucioni.

JASHTE KQZ SITUATA ESHTE E NDERE
Ora 12. 06 Jashte KQZ-se situata eshte e ndere. Qindra simpatizante PS presin para KQZ. Forcat e policise vazhdojne te qendrojne kordon.. si te dera e oborrit ashtu dhe te dera hyrese e KQZ-se. Ndersa deputetet PS ndodhen ne oborrin e KQZ-se .

DEBATI- RISTANI:PSE KENI FRIKE NGA HAPJA E KUTIVE; SUBASHI: PO SHKELNI LIGJIN. KUTITE TI KISHE HAPUR NE 2009
Ora 11: 58 KQZ vendos të kqyrë kutitë e votimit e kutitë e materialeve zgjedhore për të parë e për të hetuar fenomenin në kutinë 1759.
Subashi:Në cfarë procedure të aktit të KQZ kërkohet të hapet numërimi.
Ristani: Jemi në kushtet që për të miratuar tabelat përmbledhëse duhet të hapim të kutitë
Ristani: Pse keni frikë të hapni kutitë
Subashi; Kutitë ti kishe hapur në 2009 që i mbylle në kyçet e 25 viteve
Ristani: Sjemi në 2009, vazhdojmë këtu ku jemi
Subashi: Nuk kemi asnjë akt. Tabelat e rezultateve për Këshillin bashkiak e kryetarit janë të prmbyllura. Jemi në procedurat që tabelat janë të mbyllura e nuk kemi të drejtë të ndërhyjmë në hapjen e kutive të votimit. Po degradohet procesi. Nëse ju hapni kutitë e votimit nuk ka më proces votimi. Ju keni një akt të paligjshëm, sepse akti normativ do 5 vota. Po bëni shkelje të kodit zgjedhor me pasojë të rëndë.
Nenkryetarja e KQZ Subashi bën thirrje punonjësve të KQZ-së (Ristani ia mbyll mikrofonin ) “Mos ndërhyni në kutitë e votimit urdhrat janë të paligjshme. Do përballeni me ligjin.

SITUATA POSTZGJEDHORE, TOPI PRET ZYRTARIN E KE
Ora 11:50- Presidenti Topi deklaroi sot se situata postzgjedhore duhet të menaxhohet me mature e ndjenjë të lartë përgjegjësie përpara ligjit. Dekalaratat e Topit në takimin me Zëvendësdrejtorin e Përgjithshëm për Zgjerimin në BE, Stefano Sanino.Lajmin e zgjeruar mund ta lexoni ketu ( Topi takon zyrtarin e KE,thirrje partive:Respektoni ligjin)

KQZ MIRATON NE PARIM AKTIN NORMATIV
Ora 11. 40 Komisioni Qendror Zgjedhor miraton në parim pr/aktin për numërimin e fletëve të votimit për kryetar bashkie që janë gjetur në kutitë e këshillit bashkiak. Pr/ akti u miratua me vetëm 4 vota. Kundërshtojnë anëtarët KQZ të cilët janë zgjedhur nga PS. Ata nuk votuan. Gjoncaj i PS-së tha se “S’ka sistem zgjedhor. S’ka zgjedhje të ndershme e të lira në Shqiëpri “. Ndërsa Ristani tha se do numërohet cdo votë e kontestuar dhe se cdo kuti do hapet për ti kqyrur.

BERISHA: RAMA KERKON TE IMPONOJE REZULTATIN PARAPRAK, TE MOS RRETHOJE KQZ
Ora 11: 26 Kryeministri Berisha ftoi Ramën të largojë njerëzit nga rrethimi i KQZ. “Rama të mos rrethojë një institucion të pavarur. Është akt i rëndë. Të mos kërcënojë njerëzit në detyrë. Pasojat do të jenë jashtëzakonisht të rënda nëse cënohet KQZ. Është një KQZ e zgjedhur me votat unanime”- tha Berisha. Ai ftoi Ramën “të rishqyrtojë qëndrimin pasi cdo votë do numërohet me transparencë. Nëse kush thotë të mos e numërojë, absolutisht do numërohet. Ky është detyrimi ynë kushtetues”- tha Berisha ne mbledhjen e qeverise.
Kryeministri tha se ka përpjekje për të paralizuar punën e KQZ dhe akuzoi Ramën se “po kërkon të imponohet, që rezultati paraprak të mbetet përfundimtar dhe të dalë jashtë procedurave normale të verifikimit. Ndaj dhe ka paralizuar dje, sot ka rrethuar nga të gjitha anët KQZ. Lajmin e detajuar mund ta lexoni ketu( Berisha: Rama kërkon të imponojë rezultatin, të mos rrethojë KQZ)

DEPUTETET PS KERKOJNE TE HYJNE BRENDA NE MBLEDHJEN E KQZ; POLICI KORDON NUK I LEJON
Ora 11. 13 Deputetët socialistë kërkojnë të hyjnë brenda dhe po diskutojnë me forcat policore që janë veshur me të zehua dhe me skafanda dhe kanë bllokuar derën e KQZ-së. Jane rreth 3 kordone policor qe kane bllokur deren e KQZ

ARTAN HOXHA i TV NEWS24: NE KQZ DHE FNSH, RENEA, RUHET DHE RRUGICA KU BANON BERISHA
Ora 11:06 Gazetari investigativ Artan Hoxha thotë se trupat e veshura me pajisje speciale janë të FNSH-së, duke hedhur poshtë deklaratën e drejtorit të policisë.
“Unë i njoh të gjithë oficerët e FNSH, dhe me emra madje.
Trupat e RENEA janë pozicionuar pranë Korpusit të universitetit, FNSH janë pranë stadiumit Qemal Stafa për të ndërhyrë në momentin kur do u kërkohet ndihma
Janë të paktën 1500 trupa direkt në veprim, dhe të tjerë për të ndërhyrë. Forcim nga mjetet e policisë kriminale në rrugën ku banon Berisha.
Vihet re prezencë e madhe e frocave civile të shëprndarë përtej godinës së KQZ dhe në pikat strategjike të ambienteve të KQZ të cilët janë në gadishmëri.
Garda ka përforcuar godinat qeveritare dhe presidencën.Policia është përpjekur të shmangë sa më shumë presionin duke u munduar të fshihen nga kamerat televizive.

PARA KQZ DHE KONFRONTIME FIZIKE MES SIMPATIZANTIT PS E NJE CIVILI NE OBORRIN E KQZ
Ora 10. 58 Situata është e tensinuar para KQZ. Katër deputetë të tjerë PS kanë kaluar kordonin e policisë me forcë, duke u shtyrë dhe kanë arritur të kalojnë. Dy prej tyre janë Fatmir Toci e Sajmir Tahiri, e Fatmir Xhafaj
Ka pasur dhe konfrontim mes një njeriu i cili ndodhet në oborrin e KQZ dhe një simpatizanti të PS-së jashtë oborrit. Ata janë qëlluar me grushta. Ka ndërhyrë deputeti Peza për ti ndarë. Ndërsa turma thërret Edi Rama. Policia perpiqet te ruaje turmen te mos lejoje te kaloje ne oborrin e KQZ.

TENSION PARA KQZ
Ora 10: 49 Tension brenda në KQZ. Gjoncaj kërkon fjalën ndërsa Ristani nuk ia jep sepse “flet jashtë rendit të ditës” . Gjoncaj përplas grushtat mbi tavolinë dhe kërkon fjalën

TENSION JASHTE KQZ
Ora 10. 45 Ndërsa mbledhja e KQZ vazhdon jashtë KQZ vazhdon tentativa për të thyer kordonin pilicor nga deputetët PS e simpatizantët socialistë të shumtë të cilët janë vendosur para këtij institucioni.

ZGURI: ASNJE VENDIM PA U NUMERUAR VOTAT
Ora 10. 40 Anëtari i KQZ-së Klement Zguri bëri thirrje për të mos u ushtruar presion në vendimmarrjen e KQZ-së. “Ne po kërkojmë transparencën.Të numërohet cdo votë e hedhur dhe asnjë vendim të mos merret pa u numëruar.


AMB.BE SEQUI TAKIM ME BERISHËN NË KRYEMINISTRI
Ora 10: 38 Ambasadori i BE, Ettore Sequi ndodhet në Kryeministri ku po zhvillon një takim me kryeministrin Berisha. Edhe dje ambasadori i BE-së, së bashku me atë të SHBA e OSBE zhvilluan takim me Berishën e më pas me Ramën dhe bën apel për nxjerrjen e rezultatit sa më të shpejtë.

SUBASHI: JEMI TE KERCENUAR, FILLIMISHT TË MIRATOHET TABELA E KZAZ 49
Ora 10:35 Nënkryetarja e KQZ-së Subashi kërkoi “Publikisht që shteti të na marrë në mbrojtje. Ashtu si ju që badigardët ju shoqërojnë me të njëjtën detyrë e status jemi dhe ne. Shteti të mos bëjë diferencim për ne të tjerët. Jemi të kërcënuar të frikësuar nga gjithë ajo forcë policore që ka rrethuar KQZ. Unë si nënkryetare e KQZ dhe një nga anëtaret më të vjetra në këtë institucion, nuk mund të jem e lirë për të bërë një gjykim të drejtë e sipas ligjit nga frika që kam për të ushtruar detyrën. “Cdo vendimmarrje ime sot nuk është një vendimmarrje për të gjykuar ftohtë, drejtë e pastër sipas detyrës që kam. Do kërkoja gjithashtu që KQZ të zgjidhë këtë kërkesë. Cdo vendim i KQZ i marrë nën këtë trysni të turmave dhe policisë nuk do jetë korrekt.”- deklaroi Subashi.
Ajo shtoi se mbledhjet janë të hapura dhe deputetët PS duhet të merrnin pjesë.
“Ne e kolegu im zoti Lazaj kemi kërkuar nga KQZ të bëjmë procedurë për të miratuar tabelën e rezultateve zgjedhore për njësinë 49 pasi të gjitha aktet kanë mbërritur në KQZ. E kjo vendimmarrje kërkonte veprim të shpejtë. Mbledhja e parë të nisë nga kjo cështje“- nënvizoi Subashi


GJONCAJ I PS: MBLEDHJET TE HAPURA,DEPUTETET PS TE LIHEN TE HYJNE, RISTANI:JO
Ora 10. 32Nga ana e Gjoncajt i PS-se tha se mbledhjet e KQz janë të hapura dhe se ka bërë kërkesë që kjo mbledhje të ndiqet dhe nga deputetët PS.
Në përgjigje Ristani tha se deputetët PS nuk mund të pranohennë bazë të nenit 121, përvec kësaj duke u nisur dhe nga situata e tensionuar para KQZ.

KOSOVRASTI I PD-se: FLETET E KONTESTUESHME TE NUMËROHEN
Ora 10.28 Kosovrasti, përfaqësuesi i PD-së kërkoi që të konsiderohen të vlefshme fletët për kandidatin e kryetarit të bashkisë të cilat janë gjetur në kutitë për këshillin bashkiak. “Zgjedhësi ka votuar për një proces të vetëm zgjedhor. Qartësisht dhe vota e hedhur është në të njëjtin format, madhësi ngyjrë duke e bërë plotësisht të vlefshme këtë fletë votimi.... Zgjedhësi nuk mund të konsiderohet fajtor e të ndëshkohet.
Vlerësoni e numëroni cdo votë.... Rimerrni dhe vlerësoni cdo votë”- tha Kosovrasti.

KQZ NIS MBLEDHJEN
10: 17 KQZ nis mbledhjen me shqyrtimin e pr/aktit, i cili synon të vlerësojë si të rregullta të gjitha fletët e votimit për kryetarin e Bashkisë së Tiranës, të gjendura në kutitë e gabuara.

6 DEPUTETE KALOJNE GARDHIN POLICOR DUKE KALUAAR MBI KOKAT E POLCIVE
Ora 10:08 Deputetët PS, si Dashnor Peza e Paulin Sterkaj e Gazmir Bizhga, Taulant Balla, Tom Doshi kanë arritur te kapërcejnë kordonin policor duke hipur mbi kokat e policisë. Xhafaj bën thirrje policisë për të mos përdorur dhunën. Deputetet PS kane hyre ne oborrin e KQZ. Nderkohe qe dera kryesore qe te fut ne godinen e KQZ eshte e bllokuar nga forca te tjera policie.

TENSION PARA KQZ; DEPUTETET PS TENTOJNE TE HYJNE, NUK LEJOHEN NGA POLICIA
Ora 10:05 Tension para KQZ. Deputetet PS tentojnë te hyjne brenda ne KQZ por nuk lejohen nga policia. Qindra simpatizante PS mbështesin deputetet me thirrje kunder qeverise e pro Edi Rames. Ne nje moment kane tentuar te thyejne kordonin policor me shtyrje.


DREJT TIRANES MILITANTE PS NGA GJIROKASTRA, BERATI, FIERI, DURRESI, GJIROKASTRA
Ora 09: 50 Militantë të Partisë Socialiste janë nisur edhe nga Lezha, Shkodra, Berati e Fieri, Durrësi e Gjirokastra. NEWS24 raporton se militantët nuk janë nisur në mënyrë të organizuar por me makinat e tyre personale, apo me mjete të tjera për tju përgjigjur thirrjes së socialistëve për të qenë pranë KQZ në mbrotje të votës për kryetarin e bashkisë, dhe për të mos lejuar miratimin e projektvendimit të rishikimit të fletëve të kontestuara.


NEWS24: DEPUTETËT PS NUK DO MARRIN PJESË NË MBLEDHJEN E KQZ
Deputetët e Partisë Socialiste nuk do të lejohen të marrin pjesë në mbledhjen e KQZ. Sipas NEËS24 deputetët duhet të jenë të pajisur me një autorizim, të cilin sipas administratës ata nuk janë paraqitur për ta marrë, prandaj ata nuk do mund të ndjekin mbledhjen e KQZ-së.


QINDRA MILITANTE PS NGA ELBASANI, KORCA E VLORA DREJT TIRANES
Ora 09: 26 Qindra simpatizantë të Partisë Socialiste janë nisur sot në mëngjes nga Elbasani, Korca e Vlora në drejtim të Tiranës për tu vendosur para KQZ në mbështetje të PS-së por dhe të Edi Ramës. Gazetarët e NEWS24 raportojnë se nga Elbasani, nga i gjithë qarku sot në mëngjes janë nisur në mënyrë të organizuar rreth 300 simpatizantë të PS-së. Sipas kryetarit socialist të Elbasanit, Astrit Halili, ky numër simpatizantësh në mesditë do të shkojë në rreth 1000 simpatizantë.
Edhe nga Korca, rreth 330 simpatizantë të PS-së janë nisur drejt Tiranës, ndërkohë që autobusë me militantë të PS-së janë nisur në mënyrë të organizuar nga Kolonja e Pogradeci. Nga Vlora janë nisur rreth 100 simpatizantë PS.

POLICIA BLINDON KQZ
Ora 09:00 Në orën 09:00 forca të shumta policie janë vendosur kordon përpara Komisionit Qendror Zgjedhor. Një numër i madh forcash policore janë rreshtuar në portën e parë dhe në portën e dytë për të hyrë në KQZ. NEWS24 raporton dhe për praninë e forcave të policisë së 6 komisariateve të Tiranës në gadishmëri për të ruajtur sigurinë e rendin. Ndërkohë që një numër simpatizantësh e PS-së janë vendosur në trotuarin përballë KQZ-së.
(balkanweb.com)

No comments:

Post a Comment