Të tjera detaje pikante nga arrestimi i shefit të FMN

Kjo histori po çmend shtypin botëror. Shefi i FMN, Dominik Shtraus Kahn arrestohet në avion me akuzën e përdhunimit.

Amerikanët tregohen të rreptë. Gjykata nuk pranon garancinë: Ka rrezik që Shtraus Kahn të arratiset nga vendi. Shefi i FMN ka ofruar plot 1 milion dollarë garanci e madje ka pranuar që në këmbë t’i vihet një gjurmues elektronik. Por asgjë nuk ndryshon, ai do qëndrojë në burg.

Çështja është e diskutueshme. Vajza e shërbimit në dhomë, një afrikane me origjinë nga Gana, thotë se ka trokitur në orën 13:00 në suitën 3 mijë dollarë nata ku qëndronte Kahn duke thirrur “shërbimi në dhomë”. Askush nuk është përgjigjur. Ajo ka hyrë brenda kur papritur i ka dalë përpara një burrë i zhveshur, që e ka hedhur në krevat dhe i ka kërkuar të bëjë seks oral me të.

Në padinë e dorëzuar nga policia thuhet se ai e ka sulmuar viktimën, ka tentuar t’i heqë getat. “Penisi i tij ka pasur dy herë kontakt me gojën e saj,” thuhet në padi.

Pas shumë mundimesh, vajza ka arritur të largohet. Ajo jeton me vajzën e saj në Bronks, një lagje të varfër. Fqinjët thonë se është një grua e mirë, në punë po ashtu nuk ka pasur ndonjëherë ankesa.

Avokati i Shtraus Kahn thotë se ka një alibi, ai po drekonte në kohën kur pretendohet krimi me të bijën. Sipas tij, këtë e provon edhe karta e kreditit.

Provat e ADN-së do vendosin. Sipas disa medieve, të dhënat e para mjekësore bëjnë fajtor shefin e FMN. Nëse provohet fajësia e tij, ai rrezikon deri 25 vite burg.
(gazetatema.net)

No comments:

Post a Comment