Të rea nga Apple : iPad 3, iPhone 5, Lion OSX

Apple është padyshim një nga kompanitë më të mëdha në sektorin e teknologjisë. Çdo ditë, lajmet dhe thashethemet në lidhje me produktet janë të shumta.

3D në iPad 3: thashethemet në lidhje me iPad 3 kanë filluar tashmë. Dhe ky i fundit është e sigurt që na ka tërhequr vëmendjen. Thashethemi vjen nga "dikush në Hollywood", i cili tha: "Fakti se iPad 3 është 3D është absolutisht e sigurtë." Ky thashethem duket se gjen mbështetje nga një numër i madh i drejtuesve të  Foxconn, prodhuesit primar te Apple në Lindjen e Largët.
IPhone 5 do përmirësojë IOS pa kabllo dhe iTunes: Sipas burimeve të shumta të 9to5 Mac, Apple është duke negociuar me Verizon Wireless për të ofruar lajme over-the-air. Që kjo të bëhet e mundur , Apple do të duhet të bëjë ndryshime thelbësore në mënyrën se si ato veprojnë meqënëse është shumë e vështirë të ngarkosh te gjithë sistemin operativ me madhësi 700 megabajt me një lidhje 3G ose 4G.
Sistemi i ri operativ i Apple, Lion do të jetë në dispozicion përmes Apple Store. Për nevojat e konsumatorëve me lidhje interneti të ngadaltë do të jetë në dispozicion në diskun optik (DVD), si dhe versionet e mëparshme.

No comments:

Post a Comment