Syzet tredimensionale që shmangën sulmin e Hitlerit ndaj Britanisë

Fotografi të publikuara së fundmi tregojnë se si një grup ekspertësh gjatë Luftës së Dytë Botërore prishën planet naziste për të bombarduar Britaninë me ndihmën e syzeve tredimensionale, si ato që përdoren sot në kinema.
Raketat fatale të Hitlerit, V-1 dhe V-2, ishin të vjetra por efikase dhe hynin tek armët e shkatërrimit në masë.

Por impakti i tyre do të kishte qenë më shkatërrues po të mos ishte për faktin se shërbimet sekrete britanike punuan në tre dhe jo në dy dimensione.

Një nga sukseset më të rëndësishme të forcave ajrore ishte operacioni “Harku”, i cili lokalizoi, identifikoi dhe shkatërroi shumë prej raketave që mund të kishin zgjatur luftën.

Kjo u bë duke fotografuar me saktësi zonat e Europës së pushtuar, në një mënyrë që u lejoi oficerëve të studionin çdo kontur.

No comments:

Post a Comment