Suri Cruise, 5 vjeç, ndër “gratë” e veshura më bukur!

Suri Cruise, vetëm 5 vjeç është një nga 30 gratë e veshura më bukur në botë.“Skandali” ka ndodhur në Britaninë e madhe ku revista Glamour ka vendosur të përfshijë vajzën e Tom Cruise dhe Kate Holmes në klasifikimin e grave më në modë, ku e vogla Suri renditet në vendin e 21-të, ndjekur nga Keira Knightly, Sarah Jessica Parker, Nicole Ritchie apo Jessica Alba.

Sipas revistës, vendimi për të prfshirë vogëlushen në këtë klasifikim erdhi pasi ajo ka garderobën më të dëshiruar në Hollywood, e cila ka kushtuar rreth 2 milionë paund.

No comments:

Post a Comment