Strauss Kahn mund të tentojë vetvrasjen.

Kreu i Fondit Monetar Ndërkombëtar, Domenique Strauss-Kahn mund të tentojë të vrasë veten dhe për këtë ndodhet nën një mbikëqyrje të rreptë nga mjekët e burgut të Rikers Island në SHBA.
Urdhëri është dhënë nga një mjek i burgut i cili ka vlerësuar se gjendja psiqike e Strayss-Kahn nuk është mjaft e mirë.

Megjithatë, mjekët sqarojnë se kreu i FMN-së nuk ka kryer asnjë tentativë për vetëvrasje.

Ndërkohë, kryetari i bashkisë së New York-ut, Michael Bloomberg, i dha mbështetje të plotë policisë së qytetit të tij, e cila ka marrë kritika të ashpra për transportimin e Strauss Kahn me pranga në duar përpara kamerave të mediave.

“Po, në të vërtetë, mendoj se është e turpshme, por në qoftë se nuk do që të ecësh me pranga në duar, atëherë mos shkel ligjet,” theksoi kryetari i bashkisë së New York-ut.

(albanews.gr)

No comments:

Post a Comment