Stërkaj: Janë falsifikuar kartat e identitetit

Në vijim të fjalës së tij në Top Story, deputeti socialist, Paulin Stërkaj deklaroi se ekzistojnë në qarkullim karta identiteti falso.

Zoti Stërkaj tha se Partia Socialiste zotëron disa nga këto karta, të cilat sic tha ai, janë shumë të thjeshta për t’u pikasur. Stërkaj shtoi se nga kjo ndërhyrje e politikës në procesin e prodhimit të kartave, kompania prodhuese është tejet e shqetësuar.
“Ka në qarkullim karta të falsifikuara. Kompania prodhuese është shumë e shqetësuar për këtë ndërhyrje të politikës në procesin e prodhimit të kartave. Kartat dalin nga zyrat aleate të Berishës”, tha Stërkaj.
Më tej, deputeti socialist u drejtoi një thirrje të gjithë personave që zotërojnë, sipas tij, karta identiteti falso.
“U bëj thirrje shtetasve që zotërojnë kartat e identitetit të falsifikuara të mos paraqiten në qendrat e votimit për të votuar me to, sepse janë shumë të lehta për t’u kapur”, deklaroi ai.

No comments:

Post a Comment