Spanjë: Policia përleshet me “të indinjuarit”, plagosen 43 protestues.(FOTO)

Sipas shërbimeve të ndihmës së parë, 46 vetë u “plagosën lehtë” sot në kryeqytetin spanjoll, kur forcat speciale policore shpërndanë me dhunë një grup të vogël protestuesish të grumbulluar në sheshin e Katalonisë, ku për 10 ditë me radhe po protestojnë “të indinjuarit” spanjollë.

Incidenti ndodhi kur shërbimi i mirëmbajtjes së qytetit kishte nisur aksionin për pastrimin e sheshit për të nisur përgatitjet për ndeshjen finale të Champions League që do të zvillohet ditën e nesërme.

Policë përdorën shkopinj gome dhe plumba plastikë kundër disa dhjetra demonstuesve të cilët kishin bllokuar njërën hyrje të sheshit duke penguar kështu mjetet e pastrimit. Pas kësaj ndërhyrjeje protestuesit u shpërndanë brenda pak minutash.

“Në mes të të plagosurve është edhe një polic. Pesë prej tyre po trajtohen në spital me lëndime të lehta”, deklaroi një përfaqësues i shërbimit të ndihmës së parë, duke sqaruar se nuk bëhet fjalë për një bilanc përfundimtar.

Në vazhdimësi punonjësit e mirëmbajtjes rinisën aksionin për pastrimin e sheshit nën mbikqyrjen e forcave të shumta policore.


(albanews.gr)

No comments:

Post a Comment