Spanjë, humbje historike për socialistët.

Spanja ndëshkoi partinë socialiste që është në pushtet që prej 2004 duke i dhënë fitoren Partisë Popullore të Mariano Rajoy.
Hose Luis Zapatero ka humbur në zgjedhjet administrative.

Sipas të dhënave ende jo zyrtare, Partia Popullore mori 37,34% të votave krahasuar me 27,84% që morën socialistët.

Partia e Zapateros humbi zona historike si Barcelona, Sevilja, Saragoza.

Në të njëjtën kohë që prej disa ditësh kanë shpërthyer protesta të papara ndonjëherë në Spanjë, ku prëfshihen mijëra njerëz si dhe lëvizje rinore të cilët protestojnë për gjendjen sociale-ekonomike, dhe deklarojnë se janë të lodhur nga papunësia “korrupsioni i politikanëve”, si dhe nga kriza ekonomike.

Gjatë krizës ekonomike që ka shpërthyer në Spanjë në vitin 2008, papunësia në ditët e sotme ka arritur në 21,3% dhe tek të rinjtë mes moshës 18 dhe 25 vjeç, llogaritet të ketë kaluar 40%.

(albanews.gr)

No comments:

Post a Comment