Sot, raundi i 4-të i dialogut, Kosovë – Serbi.


Në Bruksel, sot dhe nesër do të zhvillohet raundi i katërt i dialogut midis Kosovës dhe Serbisë.
Kësaj radhe do të diskutohen temat që tashmë kanë qenë pjesë e dialogut gjatë tre raundeve të para, përfshi regjistrat civil dhe kadastralë, telekomunikacioni, energjia, vulat doganore, liria e lëvizjes dhe diplomat shkollore.

Megjithatë, këtë herë, sipas qeverisë së kosovës, krahas temave që tashmë janë diskutuar gjatë raundeve të mëparshëm, do të shtohen edhe temat e trashegimisë kulturore dhe zbardhja e fatit të të zhdukurve.

Qeveria e Kosovës ka publikuar edhe pjesëmarrësit e dialogut që do mbahet më 17 dhe 18 Maj, ku përveç shefes së delegacionit, Edita Tahiri, dhe disa prej këshilltarëve të saj, të pranishëm do të jenë edhe përfaqësues të Institucioneve përkatëse lidhur me temat që do të diskutohen.

(albanews.gr)

No comments:

Post a Comment