Soni Malaj është shtatzënë

 
Soni Malaj është shtatzënë me balerinin italian Mirko, me të cilin jeton prej afro një viti në Spanjë.

Siç e kërkon zakoni, shtatzania nuk thuhet dhe të përflitet për tre muajt e parë, por meqë ky sekret doli, atëherë ne duam që këtë lajm ta ndajmë edhe me publikun.
Ajo është vetëm pak javëshe dhe kjo e pengon të lançojë lajmin e mirë, pasi tre muajt e parë të shtatzënisë rreziku është edhe më i madh.

E pyetur nga ne mbi planin për të bërë një fëmijë, Soni Malaj thotë se është në plan, pa pohuar saktësisht ndryshimet më të bukura që po kalon trupi i saj. Këngëtarja e vendosi unazën e fejesës me Mirkon dhe menjëherë pas fejesës shkuan të jetojnë në Spanjë. Soni Malaj ka pohuar se vazhdon koncertet në Evropë pothuajse çdo fundjavë, pasi albumi i fundit ka pasur shumë sukses.

“Është mirë që të jem pranë fansave dhe t’u përcjell këngët e mia”, shprehet për një të përditshme.

Por nuk mund të mendojmë pas kësaj thënieje se skena asaj do t’i mungojë për një kohë të gjatë pasi i duhet të kujdeset për shtatzaninë e më pas për rritjen e bebit.

E ndërsa Soni atje është larg parapacëve e thashethemeve, ne do të vazhdojmë të kërkojmë për të gjetur të rejat në jetën e saj.

(top-channel.tv)

No comments:

Post a Comment