Presidenti sllovak, Ivan Gasparovic nuk do ta bojkotojë samitin e liderëve të Evropës së Mesme dhe Lindore, që do të mbahet më 27 maj në Varshavë, ngase ka marrë garanci nga nikoqiri se nuk do të vihet në dyshim refuzimi i Sllovakisë për ta njohur Kosovën.
Zëdhënësi i presidentit sllovak, Marek Trubac ka thënë të martën se ftesa e Polonisë që i është bërë Sllovakisë në këtë samit, ku do të merr pjesë edhe presidenti amerikan Barack Obama dhe presidentja e Kosovës, Atifeta Jahjaga ka krijuar një pengesë juridike dhe diplomatike për pjesëmarrjen e Sllovakisë e cila nuk e njeh Kosovën.
Ndërkohë, presidenti sllovak ka marr garanci nga Varshava zyrtare se gjatë samitit nuk do të flitet për qëndrimin e Sllovakisë rreth njohjes së Kosovës.
“Qëndrimi ynë është që atje të mos ketë kurrfarë simbole, stema shtetërore, flamuj apo shenja me siglën ‘Republika e Kosovës’, ndërsa gjithashtu të mos ketë kurrfarë deklarate në të cilën, përpos nënshkrime të presidentëve të tjerrë, të qëndrojë edhe nënshkrimi i presidentes së përkohshme të Kosovës:, ka thënë Trubac për agjencinë sllovake TASR, të cilën e transmetoi Beta.
Ai ka konfirmuar se presidenti Gasrapovic do të merr pjesë në këtë samit, ngase nikoqiri Polonia ka pranuar kushtet e Sllovakisë.
(Telegrafi.com)

No comments:
Post a Comment