Skandaloze: Busta Rhymes konsumon mariuhanë para kamerave në Kosovë – VIDEO

Siç edhe ishte paralajmëruar repisti i njohur Busta Rhymes nga SHBA-të më datë 26 Prill 2011 ishte prezent në Prishtinë, për të mbajtur koncertin e tij shumë të pritur nga adhuruesit e tij dhe të muzikës hip hop/rap.Ashtu edhe siç është e njohur në koncerte të tilla të ketë ndodhi të ndryshme ashtu edhe në këtë koncert një skandal i vërtet që rallë herë shihet para kamerave, transmeton Shqipmedia.
Koncerti ishte në zhvillim e sipër kur papritmas Busta Rhymes e ndali muzikën dhe nga xhepi nxori mariuhanë nga Kosova të përgatitur dhe filloi të thithë atë lloj droge para qindra kamerave të cilat po filmonin koncertin e tij në Prishtinë. Gjatë konsumimit të drogës ai përsërit fjalët si psh: “Mariuhana shqiptare ka shije të këndshme…” etj. Ndoshta për disa ishte diçka normale por për disa të tjerë ishte skandaloze, ashtu siç u shprehen direkt pas koncertit disa nga pjesmarrësit, duke dhënë mesazhe negative drejt repistit të njohur Busta Rhymes.
(www.gazetaonline.net)

No comments:

Post a Comment