Skandali, grekët nuk njohin certifikatat pa kombësinë

 
Që prej datës 23 maj ministria e Brendshme ka aplikuar certifikatat e reja, të cilat kanë mbërritur edhe pranë zyrave të gjendjes civile Gjirokastër. Burime pranë këtyre zyrave pohojnë se fletët e reja të këtij dokumenti janë pranuar në datën 23, ndërsa shpërndarja e tyre ka nisur ditën e hënë të kësaj jave.
Krahasuar me formatin e vjetër në certifikatën e re nuk është publikuar elementi i kombësisë duke prezantuar vetëm shtetësinë. Sipas punonjësve të gjendjes civile nga banorët nuk ka pasur ndonjë ankesë në lidhje më këtë detaj, ndërsa kërshëria ka ardhur nga qytetarë të zonës së minoritetit, të cilët kanë pyetur mbi ndryshimet.
E perditshmja Gazeta Shqiptare informon sot se formati i ri ka sjellë kaos pranë konsullatës greke, ku kanë refuzuar hapur të pranojnë një certifikatë ku nuk jepet "kombësia".

Dhjetëra persona, të cilët janë paraqitur me dokumente të ndryshme, për të vulosur dhe rinovuar ato nuk janë lejuar dhe veprimet nuk janë bërë duke i kthyer mbrapsht këta persona. I menjëhershëm ka qenë reagimi i organizatës OMONIA një ditë më parë duke e cilësuar tendencioze çështjen e formatit të ri të certifikatave. Sipas saj, heqja e kombësisë është shkelje e hapur e të drejtave të minoritetit. Një nga banoret e kthyera ditën e sotme tregoi për "Gazetën Shqiptare" veprimin e padrejtë të konsullatës.

(BalkanWeb.com)

No comments:

Post a Comment