Skandal ne “Top Fest” Përjashtohet Samanta Karavella, si pagoi lekët Big Bastës….

Klicken für Bild in voller Größe
Këngëtarja simpatike, Samanta Karavella mendohej të ndahej me një çmim të rëndësishëm nga ky edicion i tetë i “Top Fest”-it, por nga sa kemi mësuar, kjo gjë nuk do të jetë e mundur… Burime pranë festivalit tregojnë për “Bluetooth”, arsyen e vërtetë të këtij ‘skualifikimi’. Samanta nuk ka shlyer ende detyrimet financiare për këngën dhe kjo gjë duket se e ka revoltuar shumë Bigun.

Ai është autori i të gjitha pjesëve përbërëse të këngës, duke filluar nga muzika për të përfunduar tek teksti. Pikërisht me të drejtën që i jep kjo autorësi, Bigu ka dorëzuar pranë drejtuesve të festivalit një shkresë ligjore, përmes së cilës Samantës i ndalohet interpretimi i këngës pa kryer pagesën për të. Këngëtarja e suksesshme është nën menaxhimin e studios së reperit Big Basta që nga viti që lamë pas dhe ky ngërç në marrëdhëniet e tyre, na lë të kuptojmë se gjithccka do të ndërpritet këtu… Big City Studios ka realizuar disa prej këngëve më të njohura të Samantës gjatë këtij viti si ‘Le të jetë’ dhe ‘Start’, e cila erdhi në bashkëpunim me Bigun dhe Lyrical Son…
(vipat.info)

No comments:

Post a Comment