Siri, qëllohen manifestuesit, 3 të vdekur


Të paktën tre persona kanë mbetur të vrarë në Siri, në një fshat pranë qytetit të Homsit, epiqendër e protestave anti-qeveritare.


Lajmin e bëjnë të ditur mediat ndërkombëtare, të cilat citojnë dëshmitarë nga vendi i ngjarjes.

Këta të fundit kanë deklaruar se në aksion kanë hyrë forcat speciale, të cilat kanë qëlluar ndaj protestuesve duke lënë të shtrirë në tokë 3 persona.

Presidenti sirian Bashar al Assad ka deklaruar disa herë se nuk ka ndërmend të tërhiqet para presioneve që sipas tij bëhen nga grupe kriminale apo terroriste.

“Kush dëshiron që të marrë pushtetin, le të shkojë në votime”, deklaroi ai para pak ditësh duke shpërfillur edhe apelet e ndërkombëtarëve.

(top-channel.tv)

No comments:

Post a Comment