Sir Alex Ferguson: Në sulm ndaj Barcelonës në finale!

atakmanchester United ferguson
Trajneri i Manchester United, Alex Ferguson ka zbuluar planin ndaj Barcelonës – do ta sulmojë tërë kohën. “Ne kemi lojtarë që mund të shkaktojnë shumë problem. Shpresoj që këta lojtarë sulmues do t’ia japin Barcelonës problemet që të gjithë mendojnë se do të na i japin ata neve”, ka thënë Fergie.

Ai ka hedhur poshtë kritikat që i janë bërë ekipit të tij. “Të gjithë e dinë sa ekip i mirë është Barcelona, por Manchester United është në finale. Të gjithë thanë se ky nuk është një ekip i mirë i Manchester United, që ne nuk jemi kështu apo ashtu.

Por, ne kemi shënuar më së shumti gola se kushdo tjetër. Forma jonë në shtëpi ka qenë e jashtëzakonshme, dhe ne jemi të pamposhtur në Evropë”, ka thënë Ferguson.

Trajneri dëshiron hakmarrje ndaj Barcës, dhe e di se duhet të përballet me treshen e jashtëzakonshme Xavi-Messi-Iniesta. “Ne duhet të gjejmë një zgjidhje për problemin Xavi-Messi-Iniesta. Të gjithë e kërkojnë këtë zgjidhje, sepse ata janë futbollistë të jashtëzakonshëm. Por, edhe ne kemi rolin tonë”, ka përfunduar skocezi.

(ikub.al)

No comments:

Post a Comment