Si të ndërroni gomat e makinës? (VIDEO)

Secili shofer ka përjetuar situatën në mes të rrugës t′i çpohet goma, ai do të duhet të dijë si ta vendosë atë rezervën. Së pari kontrolloni gomën rezervë se a është e fryrë. Tërhiqeni frerin e dorës, vendosni ndërruesin në shpejtësinë e parë dhe ngriheni pak makinën me ngritëse.

Nëse toka është e butë, nën pajisjen për ngritje vendosni një pjesë të dërrasës apo ndonjë copë të hekurit. Largojeni kapakun e rrotave dhe çlironi burmat. Tek pas kësaj ngriheni makinën shumë lart që të mund ta hiqni rrotën pa problem dhe ta ndërroni me ndonjë rezervë. Burmat shtrëngoni pak, lëshojeni veturën derisa të mos e prekë tokën dhe pastaj forcojini deri në fund, dhe këtë jo sipas rendit po në kryq.



(albeu.com)

No comments:

Post a Comment