Si dhe ku mund ta hidhni parfumin?

Edhe pse parfumi është një element më shumë për të theksuar elegancën, asnjëherë nuk duhet vendosur në faqe, ballë apo mbi veshje pavarësisht mbrëmjeve speciale për ku jeni nisur.

Shmanguni qitjes me vrushkull të parfumit menjëherë pasi të dilni na vaska apo nga banja. Trupi juaj do të jetë i ngrohtë pas dushi dhe do të mbajë më tepër temperaturë derisa bëjeni në banjë, e për këtë shkak alkooli nga parfumi shpejt do të avullohet dhe kështu do të lirojë notën e lartë të aromës.

Prisni rreth dhjetë minuta pas dushi. Atëherë trupi do të përshtatej me temperaturën e dhomës dhe nuk do t’i humbni pikat e shtrenjta të aromës tuaj të preferuar.
Për shumë njerëz, vendi i preferuar për ta vendosur atë janë kyçet e dorës. Vendet më të rëndësishme që mjekët këshillojnë për të vendosur parfumet, janë: pas veshit, pas gjunjëve, në qafë, në shpinë dhe në gjoks.
(sekretebukurie.com)

No comments:

Post a Comment