Shumë të shëndosha për avionin.

Dy femrave amerikane u është thënë se nuk mund të hipin në avion për shkak se ishin shumë të shëndosha.

Kenlie Tiggeman dhe nëna e saj kërkonin të merrnin avionin që nisej nga Dallas ditën e Pashkës.

“E pyeta se kush ishte limiti i peshës për të hipur në avion dhe punonjësi më tha që nuk e dinte. Dinte vetëm se ishim shumë të shëndosha për avionin”, u shpreh Kenlie.

Vajza e ka treguar këtë histori në blogun e saj duke zbuluar se diskutimi mbi peshën dhe masën e veshjeve që vishte ajo dhe nëna e saj është bërë në prani të rreth 100 pasagjerëve. Rregullorja e linjave ajrore bën të qartë se një diskutim i tillë duhej të bëhej në një vend privat.

Gjithsesi, Kenlie dhe nëna e saj, pas shumë tratativash, arritën të fluturonin me atë avion duke u ulur në vendet ku kishin prenotuar biletën. Por, turpërimi në publik ishte çmimi që duhet të paguanin.

(top-channel.tv)

No comments:

Post a Comment