Shtraus Kahn dërgohet në një nga burgjet më famëkeq të Nju Jorkut


Shefi i FMN-së, Dominik Shtraus Kan, do të dërgohet në një nga burgjet më famëkeq të Nju Jorkut .

Një zyrtar i burgut të qytetit të Nju Jorkut, ka thënë se Shtraus Kan, do të dërgohet nga qendra e paraburgimit në burgun, “Rikers Island”, që daton nga viti 1930 dhe mund të mbajë deri në 17 mijë të burgosur.

Aktualisht në të ndodhen rreth 14 mijë të burgosur të cilët janë të akuzuar për vrasje dhe trafikim droge.
Ai përshkruhet si një burg “varr” dhe ka 7000 roje dhe 1500 oficerë që shërbejnë në burg.

Burgu i Rikers Island konsiderohet si një nga burgjet më të mëdha në botë dhe gjendet midis Queens dhe Bronx që njihen si zonat ”më të mira” të Nju Jorkut.

Lajmi bëhet i ditur në kohën kur një gjyqtar nju jorkez, vendosi ta mbajë në burg, Shtraus Kanin, me akuzën se ka tentuar të dhunojë një shërbyese hoteli, ndërsa ka vendosur që paraqitja e tij e radhës në gjykatë të jetë ditën e premte.

62 vjeçari, Shtraus Kan, nuk ka thënë asgjë deri më tani, ndërsa siç duket pas analizave mjeko-ligjore avokati i tij ka deklaruar se marrëdhënia seksuale midis Kanit dhe shërbyeses ka ndodhur me pëlqimin e së dytës.

Tashmë gjërat duke shumë të errëta për Kanin i cili është duke parë rrëzimin e plotë të imazhit të tij politik që mund ti kushtojë humbjen e vendit të shefit të FMN-së si dhe kandidimin për Presidencën Franceze.

(albanews.gr)

No comments:

Post a Comment