Shqiptarët duhet të shpëtojnë prej politikanëve që kanë. Urgjent!

Gazeta austriake "Der Standard" i ka kushtuar serish një analize situatës paszgjedhore në Shqipëri, duke theksuar se vendimi i KQZ-së që nxori fitues kandidatin demokrat Lulzim Basha, duke përmbysur rezultatin e mëparshëm, që i jepte fitoren Edi Ramës, jo vetëm që është i paqartë nga ana ligjore, por edhe i motivuar politikisht.

"Pasi shefi i opozitës, Edi Rama, ishte përpara me 10 vota në zgjedhjet për kryebashkiak, Komisioni i Zgjedhjeve vendosi që të numëronte votat e hedhura në kutitë e gabuara. Dhe shikoni ç'ndodhi: papritur kandidati i mazhorancës Lulzim Basha del përpara. Vendimi i Komisionit Zgjedhor ishte i motivuar politikisht.


Nëse Basha do të ishte fitues që në fillim, me shumë gjasa nuk do të kishte lëvizur askush gishtin. Një referencë ligjore e paqartë u përdor për të ndryshuar rezultatin. Zgjedhjet lokale në Shqipëri treguan mbi të gjitha, se institucionet kontrollohen nga partitë. Demokratët nën kryeministrin Sali Berisha dhe socialistët nën kryebashkiakun Rama, "kujdesen" me klientelizmin e tyre, që administrata të jetë e varur dhe të mos ketë besim tek shteti.


Rezultatet e zgjedhjeve reflektojnë fort edhe se kush ka më shumë para."
Në fund, komenti përcjell një frazë se nuk mund të pritet që një analizë gjaku të dalë pozitive, nëse ajo bëhet në një trup kaq të sëmurë. Analiza e gazetës austriake "Der Standart" mbyllet me konkluzionin pesimist...


"Shqipëria është një demokraci pa politikanë që të dinë të mendojnë në mënyrë demokratike në drejtim. Hapi tjetër për shqiptarët duhet të jetë që të mësojnë, sesi të shpëtojnë prej tyre. Urgjent!"

(www.shekulli.com.al)

No comments:

Post a Comment