Shqipëria miqësore me Argjentinën?

Shqipëria mund të zhvillojë një ndeshje miqësore me Argjentinën më 20 qershor në Buenos Ajres, pikërisht në Stadiumin e River Plate.
Duket si një ngjarje e madhe e një kërkesë e cuditshme për skuadrën tonë përfaqësuese megjithatë bisedimet kanë filluar dhe ende nuk ka asgjë të konfirmuar, por ky është një plan i parashikuar edhe nga skuadra argjentinase, për një lloj testi në prag të kupës së Amerikës Latine.

Një kërkesë për një tjetër miqësore ka mbërrritur pranë FSHF-së edhe nga Meksika, por data në të cilën ata kërkonin të zhvillonin këtë ndeshje përkonte me datën e ndeshjes sonë eliminatore të kampionatit europian, pikërisht data 8 qershor, ndërkohë që përfaqësuesja kuqezi do të udhëtojë për në Bosnje Hercegovinë për të zhvilluar ndeshjen më datë 7 qershor.

No comments:

Post a Comment