Shpërblimi i 25 mln dollarëve për kokën e Bin Ladenit nuk do t’i jipet askujt

Fatura prej 25 milionë dollarë për kokën e Osama Bin Laden nuk do të t`i jepet askujt.
Kjo faturë ishte e destinuar që ti jepej personit që do të jepte informacion për kapjen e liderit të Al-Kaedës.
Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Jay Carney ka bërë shaka duke thënë se ” askush nuk na tha se Osama Bin Laden ndodhet në Abotabad në banesën 57-03”.
Kjo sipas Carney ka bërë që autoritetet të mos shpërblejnë askënd lidhur për këtë informacion të pa dhënë.
Autoritetet amerikanë kanë deklaruar se operacioni për kapjen e Bin Ladenit është bërë falë inteligjencës dhe punës së madhe të forcave ushtarake amerikane.

(albanews.gr)

No comments:

Post a Comment