Shangai me 130 mijë milionerë

 Në Shangai, një person në 175 ka një pasuri prej të paktën 10 milionë jen, ose 1 milion euro. Kështu thotë një kërkim i institutit Hurun.



Në kryeqytetin e ekonomisë kineze janë 132 mijë personat me një pasuri personale që shkon mbi 10 milionë jen.

Më shumë se gjysma e milionerëve të qytetit pasurinë e tyre ia detyrojnë aktiviteteve private, 20 për qind janë spekulatorë ndërtimesh, 15% drejtues së tregut të aksioneve dhe 10% menaxherë me rroga të larta.

Studimi i institutit Hurun saktëson më tej se 30 për qind e kësaj njësie pasanikësh janë gra në karrierë.

(top-channel.tv)

No comments:

Post a Comment