Serbi, arrestohet Mlladiç. Pas 7 ditësh drejt Hagës

BEOGRAD- Ratko Mlladic, ish gjenerali serb i Bosnjes i kërkuar nga Gjykata e Hagës për krime lufte dhe gjenocid gjatë luftës në Bosnje është arrestuar në Serbi pas shumë vitesh kërkimi.


Presidenti serb Boris Tadic konfirmon arrestimin e ish gjeneralit në një konferencë për shtyp nga Beogradi në orën 13.10: “Arrestuam Ratko Mlladic. Mbyllëm një kapitull të fortë që na afron më shumë me BE.” deklaroi Tadic "duke i bërë thirrje Këshillit të Sigurimit të nisë hetime të pavarura për trafikun e organeve në Kosovë sipas raportit të Dick Martit."

Gjatë fjalës së tij Tadic tha se me arrestimin e Mlladiç, kritikat e Brametz, se Serbia nuk bashkëpunoi me Hagën “nuk janë të vërteta” ndërsa shtoi se “Në të njëjtën kohë nuk duhet të harrojmë se kemi për të përfunduar kërkimin për Goran Haxhic, por do vazhdojmë të kërkojmë dhe të gjithë ata që ndihmuan Mlladic”.

Mlladic dërgohet në Gjykatën Speciale, pas 1 jave drejt Hagës
Ish kreu i ushtrisë serbo boshnjake (VRS) gjeneral Ratko Mlladiç u dërgua sot paasdite në Gjykatën Speciale në Beograd të enjten pasdite.

Një eskortë e gjatë me makina iu drejtua sot pasdite dyerve të Agjencisë së Inteligjencës dhe më pas rreth orës 16.00 ka hyrë në oborrin e Gjykatës.

Një gjykatës investigative pritet të marrë në pyetje Mlladic.
Mlladic do të dëgjojë dhe njëherë akuzat e Hagës për të dhe më pas kjo Gjykatë do të vendosë për ekstradimin e tij në Gjykatën e OKB-së.
Ish-udhëheqësi ushtarak i serbëve në Bosnjë ka të drejtë të apelojë këtë vendim.

"Por, Ratko Mlladiç ndodhet ende në Serbi dhe procedurat për ekstradimin e tij drejt Gjykatës Ndërkombëtare Penale në Hagë, (TPI) aktualisht në plotësim e sipër mund të zgjasin rreth një javë," deklaroi zëvendësprokurori serb për Krimet e Luftës, Bruno Vekariç, ku përgënjeshtroi edhe hamendësimet që qarkullojnë në televizione se Mlladiç tashmë ishte nisur drejt Hagës

Fjalën e fundit mbi ekstradimin e tij do ta japë Ministria serbe e Drejtësisë. Procedura mund të zgjasë deri në një javë.

B92 mëson se përvec emrit të ndyrshuar, Mlladic nuk kishte maskim me mjekër apo ndonjë gjë tjetër që mund ta ndihmonte në maskim ndërsa thekson se në paraqitje gjenerali tregon se ishte mjaftueshëm në moshë të thyer.
Përvec këtyre mësohet se dhe një krah i Mlladic ishte paralizuar.
Autoritete konfirmojnë se 69 vjecari nuk bëri rezistencë gjatë arrestimit dhe se ishte tepër bashkëpunues.

Serbia rrit masat e sigurisë
Drejtori i policisë serbe, Millorad Velovic paralajmëroi “rritje të dukshme” të masave të sigurisë në Beograd dhe qytete të tjera, për shkak të arrestimit të Ratko Mlladicit.“Masat ndërlidhen me mbrojtjen e përfaqësive diplomatike e konsullore si dhe të gjitha misioneve të huaja në vend”, tha Velovic për mediat serbe.Të njëjtat burime raportojnë për forca të shtuara të sigurisë para Kuvendit të Serbisë, Radiotelevizionit serb dhe ndërtesës së Presidencës.

Mediat serbe: U arrestua Mlladic
Fillimisht lajmi se policia serbe ka arrestuar një person me emrin Milorad Komadic, i cili në të vërtetë mund të jetë Ratko Mlladic, në kërkim për genocid dhe krime kundër njerëzimit u bë i ditur nga media serbe e cila i referohet një lajmi në gazetën kroate Jutarnij List. Sipas radios serbe B92 arrestimi kishte ndodhur brenda në republikën serbe, gjatë një operacioni special të forcave të policisë. Mediat thanë se po kryhen analizat e ADN-së për të siguruar nëse kemi të bëjmë vërtet me Mlladic, një ndër dy më të kërkuarit për krime në ish Jugosllavi dhe i shpallur në kërkim nga Gjykatë Ndërkombëtare e Hagës.

Edhe një zyrtar i ministrisë së Brendshme ka konfirmuar për agjencinë e lajmeve Reuters se një i dyshuar i cili ka ngjashmëri fizike me Mlladic është ndaluar dhe po i kryhen analizat e ADN-së.

Komisioni Europian bëri të ditur sot se ka të gjitha arsyet të mendojmë se Ratko Mladiçi, shefi ushtarak i serbëve të Bosnjes, mund të jetë arrestuar. Ata shtojne se presidenti serb, Boris Tadiç do të bëjë një deklaratë për këtë çështje. Dhe një mik i familjes së Mlladic konfirmoi arrestimin e tij.

Tv shtetëror serb RTS konfirmon se i arrestuari është vetë Ratko Mlladic. Ish gjerenali serb i Bosnjes është një prej dy njerërve më të kërkuar nga Gjykata e Hagës, për krime lufte në ish Jugosllavi dhe genocid gjatë luftës në Bosnje 1992- 1995. Arrestimi i tij së bashku më Goran Haxhic është kushti kryesor nëse Serbia kërkon të marrë statusin e vendit kandidat për në BE.

Mlladiqi, 69-vjeçar, është i akuzuar për krime lufte dhe gjenocid gjatë luftërave ballkanike në vitet ‘90, përfshirë rrethimin 43-ditësh të Sarajevës, gjatë të cilit u vranë 12 mijë njerëz, “pastrimin etnik” në Bosnjë dhe orkestrimin e masakrës së afro 8 mijë burrave e djemve myslimanë, pas rënies së Srebrenicës, në korrik të vitit 1995.

Masakra e Srebrenicës ishte vrasja më masive në Evropë prej Holokaustit Nazist në Luftën e Dytë Botërore.

Në korrik të vitit 1995, forcat serbe të Bosnjës kishin marrë qytetin, ndërsa gjenerali i atëhershëm, Mlladiq, i siguronte mijëra myslimanë se ata do të jenë të sigurt.

“Mos u frikësoni për asgjë! Le të shkojnë së pari gratë dhe fëmijët! 30 autobusë do të jenë atje. Do t’ju dërgojmë në Klladanj. Mos u frikësoni! Askush nuk do t’ju bëjë asgjë juve”, kishte thënë Mlladiq në atë kohë.

Një javë më vonë, afro 8 mijë veta nga Srebrenica u vranë.

Sipas aktakuzës nga Tribunali i Hagës, Masakra e Srebrenicës ishte mizoria më e madhe e kryer në Evropë, prej përfundimit të Luftës së Dytë Botërore. Ishte shokuese, pasi Srebrenica ishte paraparë të jetë strehë e sigurt nga Kombet e Bashkuara për refugjatët që largoheshin nga lufta nga pjesë të tjera të Bosnjës.

Ratko Mlladic dhe Radovan Karaxhic, i cili aktualisht gjendet në burgun e Tribunalit të Hagës, akuzohen se kanë qenë në krye të zinxhirit komandues, që qëllim kryesor kishte pastrimin etnik të Bosnjës nga joserbët, nëpërmjet torturës, keqtrajtimit, transferimit të popullatës dhe vrasjeve masive, që në atë kohë kishin arritur shkallën e gjenocidit.
(www.balkanweb.com)

No comments:

Post a Comment