Sarkozy organizon samit me bosët e internetit.

Drejtuesit më të fuqishëm të internetit dhe mediave në botë janë mbledhur në Paris për një samit dyditor, që drejtohet nga vetë presidenti francez, Nicolas Sarkozy. Shefat e kompanive më të mëdha të globit si Google, FaceBook dhe Microsoft diskutojnë për të ardhmen e “World-wide Web”.

Debati nëse dhe sa larg do të shkohet për të rregulluar internetin pritet të dominojë këtë forum. Përfundimet e evenimentit do të prezantohen në samitin e vendeve të G8, që do të mbahet më vonë gjatë javës në resortin francez Deauville.

Kjo është hera e parë që interneti diskutohet nga liderët e grupit të tetë vendeve më të industrializuara në botë. Mark Zuckerberg i Facebook, Eric Schmidt i Google dhe Rupert Murdoch i News Corp, janë ndër emrat kryesore që diskutojnë me presidentin francez Sarkozy mbi rregullat e reja që duhet të vendosen në botë e madhe të internetit. John Perry Barlow, bashkëthemeluesi i Fondacionit Electronik “Frontier”, shperet se qeveritarët dhe sipërmarrësit shpesh herë kanë pikëpamje të ndryshme për atë se çfarë do të thotë “civilizimi i internetit”.

“Përgjatë 22 viteve ne jemi përpjekur të civilizojmë hapësirën e internetit, dhe mendoj se nuk duhet të ketë nocione të ndryshme, për faktin se çfarë do të thotë ky term. Ne mendojnë se civilizim do të thotë liri, hapësira të reja, rregullimin e këtij tregu dhe besoj se kjo konferencë nuk po diskuton rreth këtyre çështjeve”, shprehet Barlow. Në fjalën e tij të hapjes, presidenti frances Sarkozy i krahasoi sipërmarrësit e botës së internetit me vizionarët si Galileo apo Isaac Newton, por e bëri të qartë se edhe qeveritë kanë një rol të rëndësishëm për të luajtur në tregun e internetit.

(ama-news.al)

No comments:

Post a Comment