Samiti G8: Gedafi të ikë

 
U mbyll samiti i G8, në përfundim të të cilit udhëheqësit botërorë i kërkuan Muamar Gedafit të largohet nga drejtimi i Libisë duke dhënë dorëheqjen.

Për presidentin francez, Nikolas Sakrozi, Gadafi nuk ka të ardhme në një shoqëri të re demokratike. Rusia e cila kritikoi fushatën e NATO-s mbi Libi, pranoi se Gedafi ka humbur ligjshmërinë për të qendruar në krye të Libisë dhe kjo u cilësua si arritja më e madhe e samitit.

“Gedafi dhe qeveria libiane dështoi në përmbyshjen e detyrimeve të tyre për mbrojtjen e popullsisë dhe humbën ligjshmërinë. Ai nuk ka të ardhme në një Libi të lirë dhe demokratike. Ai duhet të ikë”, tha presidentit francez, Sarkozi.

“Nëse ai merr vendimin e rëndësishëm dhe do t’i shërbejë vendit të tij sic duhet, do të ishte mirë për popullin. Pastaj natyrisht në do të diskutojmë për modalitetet. Cili vend do t’i japë atij strehim dhe cfarë afatesh?”, tha presidenti rus, Dmitri Medvedev.

(top-channel.tv)

No comments:

Post a Comment