Ruci: KQZ po ndryshon rezultatin e Tiranës populli në revoltë

 
Kreu i Grupit të Partisë Socialiste Gramoz Ruci pas përfundimit të mbledhjes së grupit të PS, lëshoi një thirrje të hapur për revoltë popullore. Po ndryshohet rezultati për Tiranën, tha Ruci prandaj populli duhet të bashkohet me ne që do jemi në ballë të revoltës, tha ai.
“Sot ndodhi ajo që nuk duhet të ndodhte në kundërshtim me ligjin dhe interesat e Shqipërisë. Në kundërshtim me interesat e demokracisë. Sot populli shqiptar u sfidua nga një regjim diktatorial për të përmbysur rezultatin që e panë dhe e dëgjuan të gjithë shqiptarët. Sot ka dy rrugë ose të ulim kokën e ti nënshtrohemi vullnetit të diktatorit ose të ngrihemi në këmbë për të larguar njëherë e mirë këtë diktaturë. E vetmja rrugë për ne është rruga e revoltës popullore. Ne do të jemi në ballë të revoltës”, deklaroi Ruci.

Në fjalën e tij Ruci shtoi se Shqipëria nuk është as Libi, e as Tunizi dhe se këtu nuk ka vend për diktaturën.“Apeli im për cdo qytetar të ndershëm është të bashkohet me ne paqësisht por vendosmërisht. Shipëria nuk është Tunizi as Libi, nuk mund të ketë vend edhe për qytetarë të lirë edhe për diktaturën që vret, të gjithë në këmbë të gjithë në rrugë”, përfundoi Ruci.
(BalkanWeb.com)

No comments:

Post a Comment