Rrezik prej këpucëve me taka të larta

Këpucët me taka të larta dhe me shumë majë, sandalet dekolte që shtrëngojnë shumë, janë një rrezik i vërtetë për shëndetin e këmbëve.
Kujdes ju vajza dhe gra në përdorimin e tyre, pasi është i madh rreziku për rritjen e volumit të një nervi sensitiv, që provokon dhimbje kronike në shputën dhe gishtat e këmbës sa herë që të ecni.

Neuroza Civinini-Morton godet gratë që mbajnë këpucë dhe sandale që për ekspertët janë të papërshtatshme. Rrezik më të madh për t'u prekur nga ky problem janë vajzat dhe gratë nga 25 deri në 55 vjec.

(top-channel.tv)

No comments:

Post a Comment