Rovena favorite e “VIP shpija”?




Rovena Stefa thuhet se ka fituar më së shumti vota në votimet zyrtare këtë javë në “Vip shpija 2”, shkruajnë mediat në Shqipëri.

Sipas burimeve, Rovena ka lënë prapa konkurrentët e tjerë, përfshirë Xuxin, Qetsorin, Bertinën dhe MC Kreshën.

Në anën tjetër edhe konkurrentët të cilët e kanë nominuar Rovenën për eliminim, si p.sh. Mc Kresha, kanë deklaruar se e shohin atë si një rivale të fortë.

Rovena këtë javë festoi ditëlindjen e saj dhe “Vip Shpija” i organizoi edhe një surprizë, duke i sjellë nënën e saj, e cila këndoi një këngë polifonike labe, të shkruar dhe kompozuar nga ajo vetë, duke u shoqëruar prej Rovenës dhe personazheve të tjerë VIP të shtëpisë.


No comments:

Post a Comment