Ronaldo do të aktrojë

Ronaldo, ish fenomeni brazilian, do t’i hyjë fushës së aktrimit. Ai do të bëjë pjesën e të keqit në një film të prodhuar nga Hollywood. Ronaldo ka lajmëruar në Twitter se do të luajë pjesën e të keqit në filmin “Open Road”, që do të fillojë regjistrimet në Hollywood me regji të Marcio Garcia, qershorin e ardhshëm.
Ndërkohë që vazhdon eksperienca si komentator sportive në televizionin brazilian “Globo”.

Si opinionist i kanalit më popullor televiziv në këtë vend, ish sulmuesi i Barcelonës, Interit dhe Real Madridit ka zëvendësuar Paulo Roberto Falcao, i cili ka shkuar të stërvisë Internazionalin e Porto Alegre.

No comments:

Post a Comment