Roboti, quheni banorin më të ri të planetit

Sipas shkencëtarit Henrik Christensen, docenti i Robotikës në Universitetin e Stokholmit, “maksimumi brenda pesë vjetëve njerëzit do të fillojnë të bëjnë edhe dashuri me një robot”Sot shkenca i ka kaluar të gjithë kufijtë, aq sa në të ardhmen njerëzit nuk do të jenë më aq të rëndësishëm, sepse punën e tyre mund ta kryejë tërësisht një robot. Vitet e fundit, vendet e industrializuara, sidomos Japonia, kanë krijuar prototipa për çdo lloj shijeje dhe problemi. Ka nga ata që të ndihmojnë në bërjen e punëve të shtëpisë, ka infermierë që kujdesen për të moshuarit e mbetur vetëm në shtëpi, ka nga ata që lëvizin komandën e televizorit e shumë të tjerë. Për shembull, robotët e parë luftarakë janë përdorur në operacionet ushtarake në Irak, ndërkohë që Forcat e Armatosura Amerikane kanë në plan të zëvendësojnë me robotë një të tretën e mjeteve të blinduara brenda vitit 2015. Këto makina vrasëse, një ditë mund të pajisen edhe me ndërgjegje artificiale, të arrijnë edhe deri në atë pikë sa të kundërshtojnë urdhra që i vlerësojnë si të pamoralshëm. Por më e çuditshmja është se gjiganti aziatik ka arritur të prodhojë edhe nuse-robot për të gjithë ata që nuk duan të kenë një femër të vërtetë në shtëpi.
Nuse-robot
“Jam i sigurt që shumë shpejt robotët do të bëhen partnerë, jo vetëm seksualë, për një numër shumë të madh personash. E për të krijuar një ide mjafton të shohësh se sa të përdorshëm janë bërë vibratorët ose kukullat, dhe të imagjinosh se sa argëtuese mund të jetë për një person të posedojë një robot, që përveç të tjerave është në gjendje edhe ta shtrëngojë, ta përqafojë, puthë, madje edhe t’i thotë ndonjë frazë romantike ose erotike”, - thotë njëri prej krijuesve. Një ide e çuditshme? Me sa duket jo. Sipas shkencëtarit Henrik Christensen, docenti i Robotikës në Universitetin e Stokholmit, “maksimumi brenda pesë vjetëve njerëzit do të fillojnë të bëjnë edhe dashuri me një robot” dhe kjo eksperiencë do të bëhet gjithmonë e më e kënaqshme. Kështu, pak nga pak do të zhvillohet edhe inteligjenca artificiale. Edhe këto makina do të mësojnë nga eksperienca e tyre personale”. Rikardo Kampa, docent i Sociologjisë së Shkencës në Universitetin e Krakovias dhe drejtor i përgjithshëm i “World Transhumanist Association”, deklaron: “Do të vijë një moment në të cilin robotët do të jenë të padallueshëm nga qeniet njerëzore, por shumë herë më të bukur dhe pa asnjë defekt. Në këtë pikë, përdorimi i tyre edhe për nevoja seksuale do të jetë i pashmangshëm”. Dhe me perfeksionimin e mëtejshëm të robotëve, përveç funksioneve që tashmë ekzistojnë si lëvizja e syve, duarve dhe këmbëve, “kukullat” meshkuj apo femra do të reagojnë edhe ndaj lëvizjeve dhe emocioneve tona. Një shkencëtar i madh si Frank Tipler, fizikan dhe matematikan, njëkohësisht edhe docent në “Tulane University” të Nju Orleans, parashikon se madje shumë shpejt çdo njeri do të ketë jo vetëm partnerin më të bukur që ka parë ndonjëherë apo ka jetuar, por edhe partnerin më të bukur me të cilin jetesa është logjikisht e mundur”: ajo që Tripler e quan “shoku logjikisht perfekt”. Edhe Devid Levi nuk ka dyshime për paraqitjen e jashtme të robotëve seksi në të ardhmen. “Njerëzit do të jenë të lirë të zgjedhin karakteristikat fizike dhe aspektin e partnerëve të tyre artificialë, pikërisht ashtu siç zgjedhim sot shumë produkte nëpër revistat më të fundit apo internet”.
Kukullat gjithashtu mund të buzëqeshin dhe modelet bazë edhe mund të “personalizohen” me përmasa të ndryshme të gjoksit dhe me një seri parukash dhe opsionesh të tjera, të cilat ndikojnë dukshëm në rritjen e çmimit të tyre. Kohët e fundit koleksionit që gjendet në treg i është shtuar edhe ekuivalenti mashkullor, me një trup muskulor dhe të mrekullueshëm, i gjatë 1 metër e 92 cm që mund të blihet vetëm me një shifër modeste prej 7460 euro, ndoshta pak shumë për një “kukull”, që mund të përmirësohet akoma më shumë në të ardhmen me zhvillimin e teknologjisë. Më tërheqësit dhe nga potencialiteti, më interesante janë disa humanoidë femërore japoneze si aktroidi: këmbë të gjata, minifunde shumë të shkurtra dhe një trup prej top modeli, e aftë për të lëvizur krahët me një lirshmëri të madhe dhe të ndryshojë rreth 40 shprehje emotive të fytyrës. Pa dyshim, një dhuratë e mrekullueshme për të kënaqur fantazitë erotike të meshkujve. Ato mund të blihen në internet.
Edhe “Repliee Q1”, një brune me lëkurë silikoni e krijuar mbi modelin e një gruaje të famshme japoneze nga Hiroshi Ishiguru, i Universitetit të Osakës, i ka përmasat të shkëlqyera, edhe pse në prezantimin e saj zyrtar që u bë vitin e kaluar ishte veshur me një palë pantallona të gjata të zeza dhe një xhaketë zyrtare ngjyrë të kuqe. Nga ky këndvështrim, të transformosh një robot në një kukull seksi nuk duket një punë shumë e komplikuar. Pasojat sociale të androideve që kanë plasur mund të jenë të ndryshme, sepse është akoma herët për t’i përcaktuar. Profetët e robotikës seksuale imagjinojnë se efekti i parë do të ishte një reduktim drastik, por jo fundin e zanatit më të vjetër në botë.
Përveç të tjerash, në Japoni, perandori i famshëm, Hajime Kimura, duke parë suksesin e madh të arritur nga shitja e “Real doll”, ka krijuar “Tsurekomi ryskan”, hotelet e dashurisë që janë pjesë e agjencisë “Doll No More”. Ato qëndrojnë hapur 24 orë pa pushim dhe brenda tyre, për një shumë rreth 85 eurosh mund të zbaviten në më pak se një orë me një Venere sintetike, mes të cilave mund të zgjedhësh sipas gustove të tua mes 17 modeleve të ndryshme. Të testuar në rrugë eksperimentale në Tokio, në më pak se dy vjet hotelet janë shtuar në një mënyrë të jashtëzakonshme, sa tani mund të gjesh një rrjet të madh hotelesh të tilla të shpërndarë në të gjithë vendin aziatik. Megjithatë, suksesi i kësaj iniciative dhe çmimi goxha i lartë për “lojërat e qejfit” të bën të mendosh se tregu i robotëve seksi po shkon, të paktën nga ajo që po ndodh tani, drejt marrjes me qira dhe jo blerjes së tyre. Edhe pse psikologjitë dinamike dhe emotive në raportin mes një burri dhe një “makine seksi” jo gjithmonë janë të parashikueshme, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është zbuluar se ndonjëherë krijohen lidhje shumë sentimentale mes një androidi dhe një qenieje njerëzore. “Kam takuar disa burra që për çdolloj çmimi nuk duan ta ndërrojnë partnerin e tyre artificial”, - tregon ajo. Në fund të fundit, jepesh aq shumë pas një makine ose biçiklete, jo më ndaj një objekti që është në gjendje të të dhurojë një kënaqësi kaq të madhe.

(ikub.al)

No comments:

Post a Comment