Rezultati per Tiranen, KQZ shqyrton te henen ankimimet

 
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, i mbledhur paraditen e sotme, shtyu për ditën e hënë shqyrtimin e katër kërkesave ankimore të subjekteve zgjedhore të depozituara pranë tij ditët e fundit.

4 kërkesat, 2 të PS, 1 e PD, dhe 1 kërkesë e Partisë Popullore dhe Pensionistëve kanë të njëjtin subjekt, kundërshtimin e rezultatit për Bashkinë e Tiranës dhe kundërshtimin e tabelës përmbledhëse, ndaj u ra dakord që ato të shqyrtohen së bashku.

PD, në ankimimin e saj, dorëzuar dy ditë më parë, i kërkon KQZ-së të rivlerësojë dhe rinumërojë votat e kontestuara, të hedhura në një numër kutish gjatë procesit të votimit në Tiranës, më 8 maj.
Ndërsa kërkesa e PS-së ankimon tabelën e rezultatit për Tiranën si dhe tabelën e rezultatit për KZAZ nr. 49. njësia 5.
KQZ vendosi sot që shqyrtimi i kerkesave të realizohet ditën e hënë në orën 09:30 minuta.

(BalkanWeb.com)

No comments:

Post a Comment