Rezultati, Ashton: Qytetarët të mos rrezikohen.

 
BRUKSEL- Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për politikën e jashtme dhe zëvendëspresidente e Komisionit Evropian, Catherine Ashton ka bere apel per permbyllje paqesore te procesit zgjedhor. Ne nje deklarate nga Brukseli, ajo theksoi se “të gjithë udhëheqësve politikë në Shqipëri dhe në Tiranë të mbështesin përmbylljen e procesit zgjedhor në mënyrë paqësore, konstruktive dhe me vështrim nga e ardhmja”.

Sipas Ashton permbyllja e procesit duhet bërë brenda institucioneve ekzistuese dhe kuadrit ligjor, rregullave dhe praktikave ekzistuese. “Të gjithë udheheqësit politikë mbajnë përgjegjësinë e veçantë e të mos vënit të jetës së qytetarëve në rrezik”- tha ajo.

Duke iu referuar ngjarjeve të djeshme jashtë KQZ-së, baronesha Ashton tha se “zhvillimet e sotme treguan brishtësinë e situatës politike”.

Ajo njoftoi se po vëzhgon numërimin e votave, në pritje të rezultateve zyrtare para se të bëjë një vlerësim përfundimtar. Përfaqësuesja e Lartë të Bashkimit Evropian, Ashton, deklaroi se “rezultati i ngushtë në zgjedhjet bashkiake në Tiranë do të thotë që të dyja palët duhet të komunikojnë, të kapërcejnë ndryshimet dhe të gjejnë zgjidhje”.

(panoramam.com.al)

No comments:

Post a Comment