Rezultatet e zgjedhjeve lokale irritojnë Berluskonin

 
Zhgënjyes ishte rezultati i raundit të parë të zgjedhjeve lokale për të djathtët e qendrës në Itali dhe vetë Silvio Berluskonin, sipas analistëve politikë.
13 milionë italianë votuan për zgjedhjet në mbi 1 mijë komuna, por vëmendja u përqendrua vetëm në katër prej tyre. Pikërisht në Torino, Milano, Bolonja dhe Napoli.

Milano shkon në balotazh mes kryetares aktuale dhe kandidates së mbështetur nga Berluskoni dhe forcat e djathta, Letizia Moratti dhe kandidatit të mbështetur nga e majta, Giuliano Pisapia, i cili tashmë shihet edhe si favorit pasi mori 7 përqind më shumë preferenca se sa kryetarja Moratti.

Në Torino e Bolonjë kandidatët e së majtës duket se janë drejt fitores pa qenë nevoja e mbajtjes së një balotazhi, ndërsa Napoli pritet të shkojë drejt balotazhit mes kandidatit të djathtë dhe kandidatit të së majtës ekstreme.

Disfatë për Berluskonin dhe vecanërisht për aleatët e tij të Lega Nord konsiderohet humbja në komunën e Milanos. Vetë Lega Nord në një deklaratë pas vendosjes së balotazhit dhe pasi u njohen me diferencën e kandidates së tyre me kandidatin e së majtës, thanë se ky votim i milanezëve është anormal dhe se duhet të reflektohet në balotazh.

(albanews.gr)

No comments:

Post a Comment