Reali si fitorja në lotari

Përforcimi i ri i Real Madridit Nuri Sahin ka shprehur gëzimin e tij për transferim te ekipi i Jose Mourinhos.

Mesfushori turk më herët gjatë këtij muaji iu bashkua gjigantit madrilen nga Borussia Dortmund dhe është shprehur i lumtur me lëvizjen që ka bërë.

“Është nder i madh për mua që më solli Mourinho. Të luaj për të në Real Madrid është sikur të qëlloj gjashtë numrat në lotari. Njerëzit që më njohin e dinë se kam kualitet të mjaftueshëm për të depërtuar në një ekip të klasit botëror si Real Madridi” tha Sahin për Bild.
(www.gazetaexpress.com)

No comments:

Post a Comment