Rama: Saliu të bëjë kujdes të mos cënojë rezultatin për Tiranën

Rama: Saliu të bëjë  kujdes të mos cënojë  rezultatin për TiranënTIRANË- Kreu i Partisë Socialiste ka vijuar ritualin e tij post zgjedhor të prezantimit para publikut të kryebashkiakëve më të rinj të sapo dalë nga procesi i numërimit të votave të 8 majit.


Ndërkohë që Rama prezantoi kryetarin e bashkisë së Sarandës Stefan Cipa theksoi faktin se ai është investimi më i ri i qytetit më të bukur bregdetar që do e shpërtojë qytetin e tij nga keqmenaxhimi i qeverisë.

Cipa gjatë fjalës së tij duke përshëndetur gjithë numëruesit, komisionerët dhe vëzhguesit për punën e tyre tha se rezultati 3 shifror i fitores së tij tregon mbështetjen e madhe ndaj PS ndërkohë që fitorja më e madhe do të jetë e Tiranës.

“Vetë rezultati tre shifror tregoi mbështethjen më të madhe që qytetarët i dhanë PS. Dua të përshendes numëruesit, vëzhguesit dhe komisionerët që numëruan deri në fund votën e qytetarëve të Sarandës. Kemi ardh me merak të madh nga Saranda për Tiranën kufiotoren e Ramës mundohet ta zbehë pushteti por fitorja është e sigurt dhe ajo do jetë më e madhja e të gjitha bashkive”, deklaroi kreu i sapo zgjedhur i bashkisë së Sarandës, Stefan Cipa.

Rama duke bërë një përmbledhje të bashkive të fituara nga PS i bëri një apel uniformave blu që të mos e ngatërrojnë uniformën e tyre me atë të pushtetit, nderkohë i bëri thirrje kryeministrit Berisha që të mos cënojë rezultatin e bashkisë.

“Dua të nënvizoj ndërkohë që ka rënë nata është jashtëzakonisht e rëndësishme që të gjithë në Tiranë të fokusohen tek procesi dhe të ndjekin këtë proces dhe ndër të gjithë Saliu të bëjë kujdesin e duhur që most të trashë zullumin që ka hedhur një hijë te rëndë mbi procesin, por nga ana tjetër të mos mundë kurrë të cënojë rezultatin e bashkisë së Tiranës qoftë atë për kandidatët qoftë për këshilltarët bashkiak. Kam një apël për drejtorin e përgjithshëmn të policisë së shtetit por edhe të Tiranës që të qëndrojnë në krye të detyrës dhe për asnjë cast të mos ndryshojnë uniformën blu të shtetit më atë të pushtetit”,- bëri apel kandidati socialist për bashkinë e Tiranës dhe njëkohësisht kreu i PS, Edi Rama. (BalkanWeb.com)

No comments:

Post a Comment