Qeveria: Autostradat me pagesë, s'kemi kapacitet ti mirëmbajmë

Së shpejti rrugët nacionale duke filluar nga ajo Durrës-Kukës, Tiranë-Fier etj, do të bëhen me pagesë. Lajmërimi është bërë nga vetë Kryeministri Berisha në mbledhjen e djeshme me ministrat e kabinetit qeveritar.

Duke iu drejtuar ministrit të Transporteve Olldashi, Kryeministri tha se “Ky vend nuk ka kapacitete publike për mirëmbajtjen e tij. Unë e di se ju keni kontaktuar dhe ministria juaj po punon me IFC-në, për ta dhënë për menaxhim sa më shpejt". Ai vlerësoi si jashtëzakonisht të rëndësishme që ky proces të ecë, ndërsa shtoi se duhen marrë në konsideratë edhe akse të tjera rrugore. Kështu “Sapo të përfundojë segmenti Shkëmbi i Kavajës-Rrogozhinë, atëherë dhe autostradat Tiranë-Fier, Tiranë-Durrës, të shqyrtohen, të jepen për menaxhim". Këto janë vepra të mëdha. Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve nuk disponon kapacitetet njerëzore dhe materiale për mirëmbajtjen e tyre. Mirëmbajtja e tyre është një proces shumë i ndërlikuar. Vende të tjera të mëdha, ndër më të mëdhatë e Evropës, nuk marrin përsipër mirëmbajtjen, por ua japin kompanive të mëdha për t'i mirëmbajtur". Deklaroi Berisha.

Deri tani, në asnjë rast nuk ishte pranuar zyrtarisht se për mirëmbajtjen e rrugëve duhej të paguhej një tarifë nga automjetet. Madje, kur një gjë të tillë, për herë të parë e përmendi media kosovare lidhur me kalimin në tunelin e Thirrës, duke iu referuar kompanisë menaxhuese, zv/ministri i Transportit e përgënjeshtroi atë menjëherë.
(balkanweb.com)

No comments:

Post a Comment