Qeni më i shtrenjtë në botë, kushton 1 milionë euro


Shumë thonë se paratë nuk blejnë dashurine, por me 1 milione euro mund te blini mikun me besnik. Keshtu shkruan “Daily Mail”, ne faqen e saj online, teksa publikon lajmin per qenin me te shtrenjte ne bote.

Behet fjale per nje qen tibetian, me emrin Hong Dong, qe besohet se i perket races se pastër “kineze” e cila është shumë e rrallë jashtë Tibetit, e që dallon prej qenve tjerë.

Ngjyra e kuqe e qimeve te tij, mund te klasifikohet pa frike si nje ngjyre luksi e pikerisht per kete bie edhe shume ne sy.

Pronari i qenit thote se qeni eshte vetëm 11 muaj, i gjatë 90 centimetra dhe peshon shume. Ai ka pohuar se nje prej qenve eshte shitur me 1 milion euro nje multimilioneri nga Kina veriore, i cili është pronar i një miniere qymyri. Çmimet e këtyre qenve vitet e fundit janë rritur nga 500 në qindra mijëra euro.

(panorama.com.al)

No comments:

Post a Comment